Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Struktura arkitekturore e sanxhakut të Nishit gjatë periudhës osmane

View through CrossRef
Në periudhën antike dhe të mesme, qyteti i Nishit njihej me emrinNaissus. Ky qytet dallohej për rëndësinë e tij gjeostrategjike përshkak se ishte qendër që lidhte rrugët e asaj kohe. Një nga rrugëtkyçe që luajti rol të rëndësishëm në lidhjen me pjesët e tjera të botës,ishte edhe rruga e quajtur “Via Militaris”, që kalonte pranë Nishit.Ky qytet gjatë periudhës osmane (1386-1878) nuk e humbi rëndësinëqë kishte më parë, por përkundrazi pati një ndikim të çmuar nëngjarjet që ndodhën gjatë asaj kohe. Osmanët i shfrytëzuan rrugët emëparshme dhe ndër vite i zgjeruan ato. Gjatë kësaj periudhe, përshkak të rëndësisë strategjike, zhvillimit dhe potencialit ekonomik, kjozonë njëkohësisht kanosej nga rreziqe të pazakonshme. Për këtëarsye, disa herë i është nënshtruar shkatërrimit thuajse të tërësishëm,por sërish ka arritur të rindërtohet dhe të rezistojë. Andaj, Nishi disaherë thuajse u ndërtua rishtas, ku edhe sot ka pjesërisht elementearkitekturore dhe kulturore, që dëshmojnë një të kaluar të pasur.Gjatë kësaj periudhe, themelimi dhe zhvillimi i qyteteve pasqyrontegjendjen shoqërore dhe religjioze të popullsisë, e cila ka ndikuar nëzhvillimin dhe zgjerimin e qytetit, që ishin të përqendruar kryesishtpranë komplekseve, mensave publike etj. Roli dhe kontributi ifamiljeve dhe personaliteteve me peshë socio-ekonomike, ka qenëmjaft i rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin arkitekturor dhesocial të qyteteve të periudhës osmane. Në këtë kontekst, punimisynon të shpalosë detaje mbi monumentet arkitekturore në Nish dhegjendjen e tyre deri më sot.
Title: Struktura arkitekturore e sanxhakut të Nishit gjatë periudhës osmane
Description:
Në periudhën antike dhe të mesme, qyteti i Nishit njihej me emrinNaissus.
Ky qytet dallohej për rëndësinë e tij gjeostrategjike përshkak se ishte qendër që lidhte rrugët e asaj kohe.
Një nga rrugëtkyçe që luajti rol të rëndësishëm në lidhjen me pjesët e tjera të botës,ishte edhe rruga e quajtur “Via Militaris”, që kalonte pranë Nishit.
Ky qytet gjatë periudhës osmane (1386-1878) nuk e humbi rëndësinëqë kishte më parë, por përkundrazi pati një ndikim të çmuar nëngjarjet që ndodhën gjatë asaj kohe.
Osmanët i shfrytëzuan rrugët emëparshme dhe ndër vite i zgjeruan ato.
Gjatë kësaj periudhe, përshkak të rëndësisë strategjike, zhvillimit dhe potencialit ekonomik, kjozonë njëkohësisht kanosej nga rreziqe të pazakonshme.
Për këtëarsye, disa herë i është nënshtruar shkatërrimit thuajse të tërësishëm,por sërish ka arritur të rindërtohet dhe të rezistojë.
Andaj, Nishi disaherë thuajse u ndërtua rishtas, ku edhe sot ka pjesërisht elementearkitekturore dhe kulturore, që dëshmojnë një të kaluar të pasur.
Gjatë kësaj periudhe, themelimi dhe zhvillimi i qyteteve pasqyrontegjendjen shoqërore dhe religjioze të popullsisë, e cila ka ndikuar nëzhvillimin dhe zgjerimin e qytetit, që ishin të përqendruar kryesishtpranë komplekseve, mensave publike etj.
Roli dhe kontributi ifamiljeve dhe personaliteteve me peshë socio-ekonomike, ka qenëmjaft i rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin arkitekturor dhesocial të qyteteve të periudhës osmane.
Në këtë kontekst, punimisynon të shpalosë detaje mbi monumentet arkitekturore në Nish dhegjendjen e tyre deri më sot.

Related Results

Elbasani në regjistrimet osmane të viteve 1431, 1468, 1530 dhe 1568
Elbasani në regjistrimet osmane të viteve 1431, 1468, 1530 dhe 1568
Periudha e sundimit osman në trevat shqiptare, në Ballkan, në përgjithësi dhe ajo në Shqipëri, në veçanti, mbetet ende një periudhë, për të cilën dokumentacioni kohor duhet zbardhu...
Shtrirja e hekurudhës së Rumelisë në vilajetin e Kosovës (Selanik-Mitrovicë) gjatë viteve 1869-1875
Shtrirja e hekurudhës së Rumelisë në vilajetin e Kosovës (Selanik-Mitrovicë) gjatë viteve 1869-1875
Gjatë mesit të shekullit XIX, hekurudhat u bënë gjithnjë e më shumë një nga alternativat jetike për integrimin e shteteve kombëtare, perandorive shumëkombëshe dhe kolonive në të gj...
Modifikimi i rritjes së nofullave me aparate ortodontike
Modifikimi i rritjes së nofullave me aparate ortodontike
Një përmbledhje e njohurive të sotme për modifikimin e rritjes së nofullave tregon se: 1. Zgjerimi transversal i maksilës është i lehtë përpara adoleshencës, kërkon forca të mëdha ...
Arbërit dhe Bizanti gjatë mesjetës (XI-XV)
Arbërit dhe Bizanti gjatë mesjetës (XI-XV)
Studimi monografik “Arbërit dhe Bizanti gjatë mesjetës (shek. XIXV)”, i autorit prof. asoc. dr. Muhamet Qerimi është një ndihmesë e re kushtuar historisë së mesjetës. Në këtë vepë...
Praktikat e mësimdhënësve kosovarë me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë
Praktikat e mësimdhënësve kosovarë me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë
Ky studim paraqet një përmbledhje të perceptimeve të mësimdhënësve të arsimit fillor në Kosovë lidhur me praktikat e tyre gjatë punës me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë. Qël...
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Dikur një spektakël i modernitetit, kinemaja shëtitëse i ofronte publikut të saj mundësinë e rrallë për të përjetuar magjinë e teknologjive audiovizive, sidomos për ata që kishin p...
Sistemi i arsimit në Kosovë dhe në disa vende të Evropës
Sistemi i arsimit në Kosovë dhe në disa vende të Evropës
Përmes kësaj analize do të ofrojmë informata të përmbledhura për disa aspekte të organizimit të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, si dhe disa...
Mjetet mësimore – zbatimi në lëndën “Njeriu dhe natyra”
Mjetet mësimore – zbatimi në lëndën “Njeriu dhe natyra”
Mjetet mësimore luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ngritjen e konkretizimit të mësimit që aj të jetë sa më efikase. Sikurse çdo lëndë tjetër që luan rolin duke zbatuar konkreti...

Back to Top