Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Fjalori i Oksfordit i gjuhës angleze dhe Shqipëria

View through CrossRef
Fjalori i Oksfordit** është fjalori më i madh dhe më i njohur i gjuhës angleze në botë. Ai pasqyron kuptimet, historinë dhe shqiptimin e më shumë se 500.000 fjalëve. Ka mbi tre milionë citate të marra nga burime reale, të cilat ilustrojnë përdorimin e çdo fjale që nga zanafilla e tyre. Fjalori i Oksfordit është autoriteti i pranueshëm i gjuhës angleze qëkur është botuar, mbi 100 vjet më parë. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai është bërë pjesë e pazëvendësueshme e kulturës, gjuhën e së cilës dokumenton. Ka qenë viti 1857, kur Shoqata Filologjike e Londrës (Philological Society of London), duke vënë re pamjaftueshmërinë dhe mangësinë e fjalorëve të kohës, kërkoi një lloj të ri fjalori, një fjalor gjithëpërfshirës, që të mbulonte tërë historinë e gjuhës angleze dhe që të përfshinte gjithë leksikun (e kohës dhe të vjetruar), që nga shekulli XII e deri më tani. Sidoqoftë, puna për këtë projekt viktorian, dukshëm ambicioz në fillim, eci shumë ngadalë. Vetëm më 1879 pati një marrëveshje me Shtëpinë Botuese të Universitetit të Oksfordit (Oxford University Press) për ta filluar punën seriozisht dhe një mësues skocez (anëtar i Shoqatës Filologjike), Xhejms Mari (James Murray) u caktua si redaktor. Fjalori i Oksfordit në trajtën që njohim sot, është rezultat i përpjekjeve shumë të mëdha të Marit.
Title: Fjalori i Oksfordit i gjuhës angleze dhe Shqipëria
Description:
Fjalori i Oksfordit** është fjalori më i madh dhe më i njohur i gjuhës angleze në botë.
Ai pasqyron kuptimet, historinë dhe shqiptimin e më shumë se 500.
000 fjalëve.
Ka mbi tre milionë citate të marra nga burime reale, të cilat ilustrojnë përdorimin e çdo fjale që nga zanafilla e tyre.
Fjalori i Oksfordit është autoriteti i pranueshëm i gjuhës angleze qëkur është botuar, mbi 100 vjet më parë.
Gjatë gjithë kësaj kohe, ai është bërë pjesë e pazëvendësueshme e kulturës, gjuhën e së cilës dokumenton.
Ka qenë viti 1857, kur Shoqata Filologjike e Londrës (Philological Society of London), duke vënë re pamjaftueshmërinë dhe mangësinë e fjalorëve të kohës, kërkoi një lloj të ri fjalori, një fjalor gjithëpërfshirës, që të mbulonte tërë historinë e gjuhës angleze dhe që të përfshinte gjithë leksikun (e kohës dhe të vjetruar), që nga shekulli XII e deri më tani.
Sidoqoftë, puna për këtë projekt viktorian, dukshëm ambicioz në fillim, eci shumë ngadalë.
Vetëm më 1879 pati një marrëveshje me Shtëpinë Botuese të Universitetit të Oksfordit (Oxford University Press) për ta filluar punën seriozisht dhe një mësues skocez (anëtar i Shoqatës Filologjike), Xhejms Mari (James Murray) u caktua si redaktor.
Fjalori i Oksfordit në trajtën që njohim sot, është rezultat i përpjekjeve shumë të mëdha të Marit.

Related Results

Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Idetë iluministe të Naum Veqilharxhit
Idetë iluministe të Naum Veqilharxhit
Naum Veqilharxhi konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të ilumi- nizmit shqiptar dhe një nga ideologët e parë të Rilindjes Kombëtare. I for- muar intelektualisht në frymën...
Roli institucional në mbrojtjen e gjuhës së vlerave fetare
Roli institucional në mbrojtjen e gjuhës së vlerave fetare
Gjuha dhe vlerat fetare janë në një lidhje aq të ngushtë, saqë është e vështirë të ndahen nga njëra-tjetra. Gjuha ndërton një tërësi te njeriu, që nuk mund të ndahet në tërësi të b...

Back to Top