Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Për receptimin e veprës së Emil Zolait në mjedisin kulturor shqiptar

View through CrossRef
Artikulli synon paraqitjen sa më të plotë të veçantive të receptimit të veprës së Emil Zolait në mjedisin leximor/studimor shqiptar përgjatë shekullit XX, sidomos në vitet 1945-1990, periudhë kur u përkthyen në gjuhën shqipe disa prej romaneve e novelave të tij. Interpretimet në lidhje me vlerat e prozës së tij, pajtimet a mospajtimet me metodën e tij krijuese, natyralizmin, të pranishme në studimet kritike dhe estetike që paraqitnin linjën zyrtare të kohës, artikujt studimorë e informativë në revistat e gazetat e kohës, si dhe trajtesat e profesoratit universitar të letërsisë së huaj përbëjnë dëshmitë konkrete të atij receptimi, proces që kushtëzohet jo vetëm nga tiparet e veprës letrare, por edhe nga konteksti social, historik, ideologjik, estetik e letrar në të cilin kryhej ai proces i receptimit. Qasja teorike në shqyrtimin e këtij procesi është mbështetur në teoritë e receptimit dhe hermeneutikës letrare, aspekte të caktuara të të cilave janë të pranishme në trajtesë, për të ndriçuar më plotë natyrën dhe veçantitë e receptimit të veprës në mjedisin kulturor shqiptar. Për të krijuar një kontekst sa më të përshtatshëm të shqyrtimeve të bëra, janë sjellë të dhëna dhe interpretime edhe nga veçantitë e receptimit të veprës së Zolait në Francë dhe jashtë saj, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur vërehet një interesim, madje edhe një periudhë e rehabilitimit, në lidhje me veprën dhe personalitetin e tij krijues, edhe pse në mënyrë jo të njëjtë në mjediset kulturore e studimore të Europës së ndarë nga “Perdja e hekurt”.
Instituti Gjuhësi e Letërsi
Title: Për receptimin e veprës së Emil Zolait në mjedisin kulturor shqiptar
Description:
Artikulli synon paraqitjen sa më të plotë të veçantive të receptimit të veprës së Emil Zolait në mjedisin leximor/studimor shqiptar përgjatë shekullit XX, sidomos në vitet 1945-1990, periudhë kur u përkthyen në gjuhën shqipe disa prej romaneve e novelave të tij.
Interpretimet në lidhje me vlerat e prozës së tij, pajtimet a mospajtimet me metodën e tij krijuese, natyralizmin, të pranishme në studimet kritike dhe estetike që paraqitnin linjën zyrtare të kohës, artikujt studimorë e informativë në revistat e gazetat e kohës, si dhe trajtesat e profesoratit universitar të letërsisë së huaj përbëjnë dëshmitë konkrete të atij receptimi, proces që kushtëzohet jo vetëm nga tiparet e veprës letrare, por edhe nga konteksti social, historik, ideologjik, estetik e letrar në të cilin kryhej ai proces i receptimit.
Qasja teorike në shqyrtimin e këtij procesi është mbështetur në teoritë e receptimit dhe hermeneutikës letrare, aspekte të caktuara të të cilave janë të pranishme në trajtesë, për të ndriçuar më plotë natyrën dhe veçantitë e receptimit të veprës në mjedisin kulturor shqiptar.
Për të krijuar një kontekst sa më të përshtatshëm të shqyrtimeve të bëra, janë sjellë të dhëna dhe interpretime edhe nga veçantitë e receptimit të veprës së Zolait në Francë dhe jashtë saj, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur vërehet një interesim, madje edhe një periudhë e rehabilitimit, në lidhje me veprën dhe personalitetin e tij krijues, edhe pse në mënyrë jo të njëjtë në mjediset kulturore e studimore të Europës së ndarë nga “Perdja e hekurt”.

Related Results

Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
Gjatë gjithë procesit historik të ekzistencës së tyre, shqiptarëve nuk u është dashur të përballen vetëm më dukuritë natyrore, por mbi të gjitha me natyrën njerëzore dhe prirjen e ...
Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar
Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar
Shekulli XIX karakterizohet me ndërgjegjësimin e kombeve të Gadishullit Ilirik për krijimin e shteteve të tyre kombëtare, të cilët, kush më herët e kush më vonë, ia arritën këtij q...
Parathënie
Parathënie
Në historinë e Shqipërisë, periudha midis viteve 1945–1990 dhe llojet e monumentalizmit që u prodhuan, janë më së shumti të palexueshme për ne sot. Shkak për këtë palexueshm...
British Food Journal Volume 46 Issue 12 1944
British Food Journal Volume 46 Issue 12 1944
1. The Committee have received a request from the Tea and Coffee Division for advice as to appropriate standards for liquid “coffee essences” including coffee and chicory essences,...
Çështja e statusit politik të shtetit shqiptar gjatë vitit 1921
Çështja e statusit politik të shtetit shqiptar gjatë vitit 1921
Artikulli trajton problemin e statusit politik të shtetit shqiptar të trajtuar në Li dhjen e Kombeve dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Paris gjatë vitit 1921. Pranimi i Shqipëri...
ARDHMËRIA E KOMBIT SHQIPTAR SIPAS AKADEMIK REXHEP QOSJES
ARDHMËRIA E KOMBIT SHQIPTAR SIPAS AKADEMIK REXHEP QOSJES
Shqiptarët njihen si një ndër popujt më të vjetër të Evropës, megjithatë ata u çliruan më vonë nga të tjerët. Gjatë historisë, shqiptarët kontribuan në ruajtjen e identitetit kultu...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Idetë iluministe të Naum Veqilharxhit
Idetë iluministe të Naum Veqilharxhit
Naum Veqilharxhi konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të ilumi- nizmit shqiptar dhe një nga ideologët e parë të Rilindjes Kombëtare. I for- muar intelektualisht në frymën...

Back to Top