Javascript must be enabled to continue!
Parathënie
View through CrossRef
Në historinë e Shqipërisë, periudha midis viteve 1945–1990 dhe llojet e monumentalizmit që u prodhuan, janë më së shumti të palexueshme për ne sot. Shkak për këtë palexueshmëri, të paktën pjesërisht, është politizimi i trashëgimisë monumentale, në mos i gjithë historiogra-fisë së kësaj periudhe, siç evidentohet ndër të tjera nga cilësimet e tipit: “socialiste”, “komuniste”, “diktatoriale”, “shkencore-staliniste”, “terroriste”, “totalitare” e kështu me rradhë, që lëshohen si predha mbi të kaluarën. Për pasojë, është krijuar një klimë mospërfilljeje kronike, në mos ndëshkimi e shkatërrimi të mirëfilltë, dhe janë hapur boshllëqe të ndryshme në traditën shkollare që merret me format e ndryshme të monumentalizmit në peizazhin kulturor shqiptar. Botimi i fundit kushtuar monumentalizmit shqiptar në tërësi, i titulluar Përmen-dore të heroizmit shqiptar, daton në 1973.1 Ky album qe pjesë e fushatës që Sekretari i atëhershëm i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Ramiz Alia, quajti “propaganda monumentale”, që konsiderohej një pjesë e rëndësishme e Revolucionit Ideologjik e Kultu-ror. Projekti “Hulumtim mbi Lapidarët e Shqipërisë” (“Albanian Lapidar Survey”, shkurt als) i Departamen-tit të Shqiponjave zhvilluar në 2014, ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë fillestare e të përgjithshme të monu-mentalizmit shqiptar të periudhës 1945–1990.
Title: Parathënie
Description:
Në historinë e Shqipërisë, periudha midis viteve 1945–1990 dhe llojet e monumentalizmit që u prodhuan, janë më së shumti të palexueshme për ne sot.
Shkak për këtë palexueshmëri, të paktën pjesërisht, është politizimi i trashëgimisë monumentale, në mos i gjithë historiogra-fisë së kësaj periudhe, siç evidentohet ndër të tjera nga cilësimet e tipit: “socialiste”, “komuniste”, “diktatoriale”, “shkencore-staliniste”, “terroriste”, “totalitare” e kështu me rradhë, që lëshohen si predha mbi të kaluarën.
Për pasojë, është krijuar një klimë mospërfilljeje kronike, në mos ndëshkimi e shkatërrimi të mirëfilltë, dhe janë hapur boshllëqe të ndryshme në traditën shkollare që merret me format e ndryshme të monumentalizmit në peizazhin kulturor shqiptar.
Botimi i fundit kushtuar monumentalizmit shqiptar në tërësi, i titulluar Përmen-dore të heroizmit shqiptar, daton në 1973.
1 Ky album qe pjesë e fushatës që Sekretari i atëhershëm i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Ramiz Alia, quajti “propaganda monumentale”, që konsiderohej një pjesë e rëndësishme e Revolucionit Ideologjik e Kultu-ror.
Projekti “Hulumtim mbi Lapidarët e Shqipërisë” (“Albanian Lapidar Survey”, shkurt als) i Departamen-tit të Shqiponjave zhvilluar në 2014, ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë fillestare e të përgjithshme të monu-mentalizmit shqiptar të periudhës 1945–1990.
Related Results
Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe. Elemente të përbashkëta me rumanishten
Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe. Elemente të përbashkëta me rumanishten
Më 2007 dhe 2008, në Tiranë dolën në Institutin e Gjuhësisë dhe e Letërsisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dy vëllimet e para të Atlasit gjuhësor shqiptar1, vepër e një gr...
Parathënie
Parathënie
Tradita vazhdon. Ky numër i revistës Kërkime Pedagogjike, në dy vëllime,paraqet vazhdimësinë e hulumtimeve në fushën e arsimit nga hulumtuesit e Institutit. Edhe në këtë vëllim, pr...
Parathënie
Parathënie
Ky numër i revistës Kërkime Pedagogjike është vazhdimësi e publikimeve vjetore të Institutit Pedagogjik. Këtë vit, si rezultat i
projekteve të shumta kërkimore, Kërkime del në dy...

