Javascript must be enabled to continue!
Copëza malli, të një malli të pafund
View through CrossRef
Kujtimet dhe rrëfimet e jetës janë përgjithësisht udhëtime të bukura në hapësirat herë më të ngushta e herë më të gjera nëpër të cilat individi është endur përgjatë jetës së tij; udhëtime në ato hapësira prej të cilave ai vetë ka marrë nxitje, emocione, mbresa e shtytje që i mbeten të pashlyeshme në kujtesë, e si të tilla, në një kohë të mëvonshme kërkojnë të dalin prej kujtesës për t’u pronësuar në formën e copëzave të mallit edhe nga të tjerë, familjarë a të afërt të individit, bashkëkohës a pasues në kohë të tij: si të tilla, ato mund të ndjellin të njëjtat ndjesi edhe te të tjerët; janë mesazhe të cilat mund të rrinë disi ngushtë thjesht në kujtesën e një individi; jehona e tyre kërkon hapësirë më të gjerë për t’u vlerësuar për brendinë e vlerën që ato përçojnë. Ndaj, edhe pse lindin e përftohen të lidhura me një individ, me një mjedis familjar a rreth më të ngushtë shoqëror, ato jo pak herë tentojnë dhe pronësohen nga një numër shumë më i gjerë kundruesish, dëgjuesish, e në rastin më të mirë, lexuesish.
Marrja në dorë e librit me kujtime e rrëfime Copëza malli, i shkruar nga Bim Dakli, leximi dhe endja bashkë me rrëfyesin në hapësira të gjera ndodhish e përfytyrimesh në kohë e vende të ndryshme, të njohura a jo prej nesh, na ndihmon të njohim e të zbulojmë gjithashtu edhe te vetja diçka të lidhur me to, shumëçka që nxitet prej tyre; na ndihmon të përftojmë së bashku me të ndjesi që mund të na çojnë herë në fëmijërinë tonë të hershme, herë në rini ; na ndihmon të endemi po ashtu edhe në hapësira ku kanë marrë kuptim tregues të rëndësishëm të qenies sonë, të përkatësisë sonë, edhe pse ato hapësira mund të mos jenë të njëjtat me ato të rrëfyesit ; e në këtë rast, kjo marrëdhënie u ngjan raporteve që krijojmë me ndodhitë në një shfaqje teatrale, ku edhe pse në vendin e spektatorit, ndjehemi gjithsesi, më së paku, dëshmitarë e përjetues të ngjarjes e veprimeve ; e hera-herës, pse jo, edhe përjetues edhe më shumë se vetë aktorët në skenë. Vendet e zhvillimit të veprimit, të përqendruara kryesisht në Elbasan e Tiranë, jo pak herë edhe në vise të tjera deri në Itali, Austri por edhe më gjerë, shndërrohen natyrshëm në hapësira në të cilat lëviz lirshëm rrëfyesi, por edhe ne të tjerët, duke përftuar një simbolikë të vlefshme edhe për sot.
Title: Copëza malli, të një malli të pafund
Description:
Kujtimet dhe rrëfimet e jetës janë përgjithësisht udhëtime të bukura në hapësirat herë më të ngushta e herë më të gjera nëpër të cilat individi është endur përgjatë jetës së tij; udhëtime në ato hapësira prej të cilave ai vetë ka marrë nxitje, emocione, mbresa e shtytje që i mbeten të pashlyeshme në kujtesë, e si të tilla, në një kohë të mëvonshme kërkojnë të dalin prej kujtesës për t’u pronësuar në formën e copëzave të mallit edhe nga të tjerë, familjarë a të afërt të individit, bashkëkohës a pasues në kohë të tij: si të tilla, ato mund të ndjellin të njëjtat ndjesi edhe te të tjerët; janë mesazhe të cilat mund të rrinë disi ngushtë thjesht në kujtesën e një individi; jehona e tyre kërkon hapësirë më të gjerë për t’u vlerësuar për brendinë e vlerën që ato përçojnë.
Ndaj, edhe pse lindin e përftohen të lidhura me një individ, me një mjedis familjar a rreth më të ngushtë shoqëror, ato jo pak herë tentojnë dhe pronësohen nga një numër shumë më i gjerë kundruesish, dëgjuesish, e në rastin më të mirë, lexuesish.
Marrja në dorë e librit me kujtime e rrëfime Copëza malli, i shkruar nga Bim Dakli, leximi dhe endja bashkë me rrëfyesin në hapësira të gjera ndodhish e përfytyrimesh në kohë e vende të ndryshme, të njohura a jo prej nesh, na ndihmon të njohim e të zbulojmë gjithashtu edhe te vetja diçka të lidhur me to, shumëçka që nxitet prej tyre; na ndihmon të përftojmë së bashku me të ndjesi që mund të na çojnë herë në fëmijërinë tonë të hershme, herë në rini ; na ndihmon të endemi po ashtu edhe në hapësira ku kanë marrë kuptim tregues të rëndësishëm të qenies sonë, të përkatësisë sonë, edhe pse ato hapësira mund të mos jenë të njëjtat me ato të rrëfyesit ; e në këtë rast, kjo marrëdhënie u ngjan raporteve që krijojmë me ndodhitë në një shfaqje teatrale, ku edhe pse në vendin e spektatorit, ndjehemi gjithsesi, më së paku, dëshmitarë e përjetues të ngjarjes e veprimeve ; e hera-herës, pse jo, edhe përjetues edhe më shumë se vetë aktorët në skenë.
Vendet e zhvillimit të veprimit, të përqendruara kryesisht në Elbasan e Tiranë, jo pak herë edhe në vise të tjera deri në Itali, Austri por edhe më gjerë, shndërrohen natyrshëm në hapësira në të cilat lëviz lirshëm rrëfyesi, por edhe ne të tjerët, duke përftuar një simbolikë të vlefshme edhe për sot.
Related Results
Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176
Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176
Ky punim shqyrton Pallatin 176, komedinë më të shfaqur në historinë e teatrit shqiptar, si një hapësirë përmbysjeje ideologjike dhe kulturore rreth fundit të socializmit shqiptar. ...
Mbi punimin për një histori të krahasuar të letërsisë Shqipe të Prof. Dr. Dhurata Shehrit dhe Prof. Dr. Persida Asllanit
Mbi punimin për një histori të krahasuar të letërsisë Shqipe të Prof. Dr. Dhurata Shehrit dhe Prof. Dr. Persida Asllanit
Për një kohë të gjatë në mjedisin shkencor është diskutuar mbi mënyrën se si duhet shkruar historia apo një histori e letërsisë shqipe në gjendjen e sotme të dijes mbi letërsinë, n...
Timologjia letrare e Bajram Krasniqit
Timologjia letrare e Bajram Krasniqit
Përmbajtje e shkurtër: Kritika letrare dhe historia e letërsisë shqipe identifikojnë në gjysmën e dytë të viteve 70 një kapacitet interpretues e sintetizues me interes për vlerësim...
Një histori e shkurtër receptimi: vepra e Ismail Kadaresë në Itali
Një histori e shkurtër receptimi: vepra e Ismail Kadaresë në Itali
Ismail Kadare, edhe pse një shkrimtar i njohur ndërkombëtarisht, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë, nuk ka qenë objekt i një vëmendje të madhe nga ana e kritikës ital...
Pëlhurat tregojnë histori të ndryshme: Një alegori iluministe në një veshje tradicionale Shkodrane
Pëlhurat tregojnë histori të ndryshme: Një alegori iluministe në një veshje tradicionale Shkodrane
Veshjet tradicionale dhe pëlhurat me të cilat janë realizuar këto veshje janë një dëshmi e kontakteve e konflikteve kulturore të një shoqërie. Në periudhën paraindustriale, veshja ...
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Dikur një spektakël i modernitetit, kinemaja shëtitëse i ofronte publikut të saj mundësinë e rrallë për të përjetuar magjinë e teknologjive audiovizive, sidomos për ata që kishin p...
RRËFIMI SI GJUHË, GJUHA SI UNIVERS KRIJIMI: DIMENSIONET NARRATIVE TË FJALËS NË „GJUMI MBI BORË“, RIDVAN DIBRA
RRËFIMI SI GJUHË, GJUHA SI UNIVERS KRIJIMI: DIMENSIONET NARRATIVE TË FJALËS NË „GJUMI MBI BORË“, RIDVAN DIBRA
Kritika letrare shqiptare e ka trajtuar tradicionalisht gjuhën si mjet të rrëfimit, si sistem shenjash nëpërmjet të cilit autori transmeton tregimin dhe idetë e veta, duke lënë në ...
Gjithëpërfshirja e komunikimit joverbal
Gjithëpërfshirja e komunikimit joverbal
Komunikimi sot përfaqëson një objekt studimi ndërdisiplinor dhe nuk ka grupim shkencor që të mos merret me komunikimin, duke adoptuar këndvështrimet e tyre. Sigurisht që një panora...

