Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Zef Serembeja dhe folklori

View through CrossRef
Marrëdhënjet e poezisë së Serembes me folklorin, marrëdhënje që shtrihen pothuajse gjatë tërë zhvillimit të kësaj poezie, përbëjnë një Problem interesant, i dii deri më sot nuk është bërë objekt i një punimi të veçantë. Një meritë e padyshimtë e shkencës sonë të re letrare është vënja në dukje e ndikimit të poetit nga krijimtaria popullore. Veçse ky ndikim është parë kryesisht në aspektin formal duke shpjeguar me të, bie fjala, figuracionin e pasur që e dallon poezinë e Serembes. Janë bërë edhe përpjekje për një kuptim më të thellë të ndikimit të Serembes nga poezia popullore, përpjekje për ta parë këtë ndikim jj vetëm në formé, po edhe në frymë, po këto përpjekje nuk kanë shkuar përtej konstatimit. Studimi ynë ka për qëllim t’i hyjë më thellë këtij problemi, pa pre- tenduar ta shterojë atë, dhe të përcaktojë kriteret nga të cilat u nis poeti duke u mbështetur në folklor, shkallën e ndikimit nga folklori në krijimtarinë e tij si edhe fazat e ndryshme nëpër të cilat kalon ky ndikim.
Instituti Gjuhësi e Letërsi
Title: Zef Serembeja dhe folklori
Description:
Marrëdhënjet e poezisë së Serembes me folklorin, marrëdhënje që shtrihen pothuajse gjatë tërë zhvillimit të kësaj poezie, përbëjnë një Problem interesant, i dii deri më sot nuk është bërë objekt i një punimi të veçantë.
Një meritë e padyshimtë e shkencës sonë të re letrare është vënja në dukje e ndikimit të poetit nga krijimtaria popullore.
Veçse ky ndikim është parë kryesisht në aspektin formal duke shpjeguar me të, bie fjala, figuracionin e pasur që e dallon poezinë e Serembes.
Janë bërë edhe përpjekje për një kuptim më të thellë të ndikimit të Serembes nga poezia popullore, përpjekje për ta parë këtë ndikim jj vetëm në formé, po edhe në frymë, po këto përpjekje nuk kanë shkuar përtej konstatimit.
Studimi ynë ka për qëllim t’i hyjë më thellë këtij problemi, pa pre- tenduar ta shterojë atë, dhe të përcaktojë kriteret nga të cilat u nis poeti duke u mbështetur në folklor, shkallën e ndikimit nga folklori në krijimtarinë e tij si edhe fazat e ndryshme nëpër të cilat kalon ky ndikim.

Related Results

Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Kur’ani është zbritur si mëshirë dhe udhëzim për gjithë njerëzimin. Duke pasur parasysh këtë fakt, nga njëra anë dhe se jo të gjithë myslimanët e flasin gjuhën arabe, por edhe njer...
Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi
Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi
Në këtë punim do të trajtojmë një pjesë të vogël të historisë dhe të kontributit të Muzeut të Kosovës, si dhe mbledhjen e koleksionit muzeal të fushës së etnologjisë dhe pasurimin ...

Back to Top