Javascript must be enabled to continue!
Semantika dhe termat
View through CrossRef
Artikulli i pranishëm ka si objekt studimi terminologjinë e semantikës leksikore, për të cilën, me sa dimë deri tani, nuk ka ndonjë trajtesë të veçantë, ku të vihet në dukje gjendja, zhvillimet e reja të kësaj terminologjie dhe vendi që zë ajo në gji të terminologjisë së gjuhësisë në përgjithësi. Siç dihet, semantika, e konceptuar si një fushë e veçantë studimi, si disiplinë a degë më vete e gjuhësisë, me burim lënde, objekt e metodë vetanake, përballë “shkencës mbi formën gjuhësore”, e studiuar më shumë se semantika që në fillimet e gjuhësisë e deri më sot dhe, pothuajse, e kristalizuar në mënyrë të qëndrueshme, pavarësisht nga shkollat gjuhësore që kanë rrahur anë të ndryshme të formës gjuhësore, është një disiplinë e re. Megjithatë semantika, sidomos ajo leksikore, i ka përvijuar tashmë plotësisht tiparet e veta si shkencë dhe në ditët tona ajo po zë një vend gjithnjë e më të madh në shkencën mbi gjuhën. Kjo duket, përveç të tjerave, edhe tek vlera dhe karakteri shkencor i termave që përdoren sot, veçanërisht, në studimet shqiptare me karakter semasiologjik, të cilët janë bërë objekt i këtij artikulli për të parë, jo vetëm gjendjen në të cilën ndodhet terminologjia e semantikës në gji të terminologjisë shqipe të gjuhësisë në përgjithësi, por edhe zhvillimet e reja që kanë ndodhur në të.
Title: Semantika dhe termat
Description:
Artikulli i pranishëm ka si objekt studimi terminologjinë e semantikës leksikore, për të cilën, me sa dimë deri tani, nuk ka ndonjë trajtesë të veçantë, ku të vihet në dukje gjendja, zhvillimet e reja të kësaj terminologjie dhe vendi që zë ajo në gji të terminologjisë së gjuhësisë në përgjithësi.
Siç dihet, semantika, e konceptuar si një fushë e veçantë studimi, si disiplinë a degë më vete e gjuhësisë, me burim lënde, objekt e metodë vetanake, përballë “shkencës mbi formën gjuhësore”, e studiuar më shumë se semantika që në fillimet e gjuhësisë e deri më sot dhe, pothuajse, e kristalizuar në mënyrë të qëndrueshme, pavarësisht nga shkollat gjuhësore që kanë rrahur anë të ndryshme të formës gjuhësore, është një disiplinë e re.
Megjithatë semantika, sidomos ajo leksikore, i ka përvijuar tashmë plotësisht tiparet e veta si shkencë dhe në ditët tona ajo po zë një vend gjithnjë e më të madh në shkencën mbi gjuhën.
Kjo duket, përveç të tjerave, edhe tek vlera dhe karakteri shkencor i termave që përdoren sot, veçanërisht, në studimet shqiptare me karakter semasiologjik, të cilët janë bërë objekt i këtij artikulli për të parë, jo vetëm gjendjen në të cilën ndodhet terminologjia e semantikës në gji të terminologjisë shqipe të gjuhësisë në përgjithësi, por edhe zhvillimet e reja që kanë ndodhur në të.
Related Results
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Kur’ani është zbritur si mëshirë dhe udhëzim për gjithë njerëzimin. Duke pasur parasysh këtë fakt, nga njëra anë dhe se jo të gjithë myslimanët e flasin gjuhën arabe, por edhe njer...
Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi
Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi
Në këtë punim do të trajtojmë një pjesë të vogël të historisë dhe të kontributit të Muzeut të Kosovës, si dhe mbledhjen e koleksionit muzeal të fushës së etnologjisë dhe pasurimin ...

