Javascript must be enabled to continue!
NUTRACEUTIKËT DHE USHQIMET FUNKSIONALE
View through CrossRef
Fraza "Le të jetë ushqimi ilaç dhe ilaçi të jetë ushqim", e krijuar nga Hipokrati mbi 2500 vjet më parë, po merr shumë interes sot ndërsa shkencëtarët dhe konsumatorët i kuptojnë përfitimet e shumta shëndetësore të disa ushqimeve. Këto ushqime përmbajnë përbërës që ndihmojnë në funksionin specifik të trupit dhe përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien tonë. Konsumatorët janë gjithnjë e më të interesuar për përfitimet shëndetësore të ushqimeve dhe kanë filluar të shikojnë përtej përfitimeve themelore të ushqimit. Interesimi i tyre drejtohet tek komponimet që gjenden në shumë ushqime të cilat parandalojnë sëmundjet dhe përmirësojnë shëndetin. Ushqimet funksionale dhe nutraceutikët japin një mundësi për të përmirësuar shëndetin, për të ulur kostot e kujdesit shëndetësor dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik. "Nutraceutikët "dhe "ushqimet funksionale" janë dy terma të rinj të përdorur për të përshkruar ushqimet që promovojnë shëndetin ose komponentët e tyre të ekstraktuar. Edhe pse debatohet në lidhje me kuptimin e saktë të këtyre termave, është e përshtatshme që nutraceutikët të konsiderohen si produkte të shëndetshëm që formulohen dhe merren në formë dozimi (kapsula, tinktura ose tableta).Nga ana tjetër, ushqimet funksionale janë produkte që konsumohen si ushqime dhe jo në formë dozimi. Qëllimi i këtij hulumtimi është rëndësia e nutraceutikëve dhe ushqimeve funksionale si aditiv të ri në shkencën e të ushqyerit. Poashtu studimi i përbërjes së tyre kimike, zhvillimi i tyre nga aspekti nutricional, dhe ndikimi në shëndetin e njeriut. Qëllim tjetër i këtij hulumtimi është egzaminimi i njohurive të popullsisë në territorin e Kosovës, për nutraceutikët dhe ushqimet funksionale. Për ta arritur këtë qëllim është analizuar pyetësori i plotësuar nga ana e të anketuarve. Pyetësori është realizuar online përmes Google Forms. Të gjitha analizat statistikore nga pyetësori janë punuar duke përdorur programin MS Excel.
Title: NUTRACEUTIKËT DHE USHQIMET FUNKSIONALE
Description:
Fraza "Le të jetë ushqimi ilaç dhe ilaçi të jetë ushqim", e krijuar nga Hipokrati mbi 2500 vjet më parë, po merr shumë interes sot ndërsa shkencëtarët dhe konsumatorët i kuptojnë përfitimet e shumta shëndetësore të disa ushqimeve.
Këto ushqime përmbajnë përbërës që ndihmojnë në funksionin specifik të trupit dhe përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien tonë.
Konsumatorët janë gjithnjë e më të interesuar për përfitimet shëndetësore të ushqimeve dhe kanë filluar të shikojnë përtej përfitimeve themelore të ushqimit.
Interesimi i tyre drejtohet tek komponimet që gjenden në shumë ushqime të cilat parandalojnë sëmundjet dhe përmirësojnë shëndetin.
Ushqimet funksionale dhe nutraceutikët japin një mundësi për të përmirësuar shëndetin, për të ulur kostot e kujdesit shëndetësor dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik.
"Nutraceutikët "dhe "ushqimet funksionale" janë dy terma të rinj të përdorur për të përshkruar ushqimet që promovojnë shëndetin ose komponentët e tyre të ekstraktuar.
Edhe pse debatohet në lidhje me kuptimin e saktë të këtyre termave, është e përshtatshme që nutraceutikët të konsiderohen si produkte të shëndetshëm që formulohen dhe merren në formë dozimi (kapsula, tinktura ose tableta).
Nga ana tjetër, ushqimet funksionale janë produkte që konsumohen si ushqime dhe jo në formë dozimi.
Qëllimi i këtij hulumtimi është rëndësia e nutraceutikëve dhe ushqimeve funksionale si aditiv të ri në shkencën e të ushqyerit.
Poashtu studimi i përbërjes së tyre kimike, zhvillimi i tyre nga aspekti nutricional, dhe ndikimi në shëndetin e njeriut.
Qëllim tjetër i këtij hulumtimi është egzaminimi i njohurive të popullsisë në territorin e Kosovës, për nutraceutikët dhe ushqimet funksionale.
Për ta arritur këtë qëllim është analizuar pyetësori i plotësuar nga ana e të anketuarve.
Pyetësori është realizuar online përmes Google Forms.
Të gjitha analizat statistikore nga pyetësori janë punuar duke përdorur programin MS Excel.
Related Results
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Trokitje në dyert e dijes
Trokitje në dyert e dijes
Në këtë artikull do të trajtojmë rolin e madh që ka mësuesit në edukimi e nxënësve në shkolla, si dhe nxitja e ideve, dëshirave, pasioneve dhe ëndrrave të nxënësve për jetën, për z...

