Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Vlerësimi i shëndetit oral tek fëmijët dhe adoleshentët e rinj

View through CrossRef
Shëndeti oral tek fëmijët dhe adoleshentët dhe kujdesi ndaj tij është një sfidë me të cilën stomatologët përballen vazhdimisht në ditët e sotme. Patologjitë orale janë ndër sëmundjet jo të transmetueshme më të përhapura në të gjithë botën duke prekur rreth 3.5 miliardë njerëz, ku kariesi i patrajtuar i dhëmbëve të përhershëm është sëmundja orale më e shpeshtë. Shëndeti i dobët oral është përgjegjës për një varg problemesh që lidhen me praninë e dhimbjes në gojë, vështirësitë në përtypjen e ushqimeve, kequshqyerjen, çrregullimet psikologjike dhe emocionale të cilat mund të shkaktojnë tek individët pakënaqësi, irritim, mos-socializim, humbje të orëve të mësimit apo orëve të punës, etj. Identifikimi dhe informimi mbi faktorët të cilët ndikojnë në mbarëvajtjen e tij përbëjnë elementë të rëndësishëm në promovimin e tij dhe parandalimin e sëmundjeve dentare veçanërisht në kategoritë më vulnerabile.
Title: Vlerësimi i shëndetit oral tek fëmijët dhe adoleshentët e rinj
Description:
Shëndeti oral tek fëmijët dhe adoleshentët dhe kujdesi ndaj tij është një sfidë me të cilën stomatologët përballen vazhdimisht në ditët e sotme.
Patologjitë orale janë ndër sëmundjet jo të transmetueshme më të përhapura në të gjithë botën duke prekur rreth 3.
5 miliardë njerëz, ku kariesi i patrajtuar i dhëmbëve të përhershëm është sëmundja orale më e shpeshtë.
Shëndeti i dobët oral është përgjegjës për një varg problemesh që lidhen me praninë e dhimbjes në gojë, vështirësitë në përtypjen e ushqimeve, kequshqyerjen, çrregullimet psikologjike dhe emocionale të cilat mund të shkaktojnë tek individët pakënaqësi, irritim, mos-socializim, humbje të orëve të mësimit apo orëve të punës, etj.
Identifikimi dhe informimi mbi faktorët të cilët ndikojnë në mbarëvajtjen e tij përbëjnë elementë të rëndësishëm në promovimin e tij dhe parandalimin e sëmundjeve dentare veçanërisht në kategoritë më vulnerabile.

Related Results

Ndërhyrje parandaluese lidhur me përdorimin dhe abuzimin me substanca në adoleshencë
Ndërhyrje parandaluese lidhur me përdorimin dhe abuzimin me substanca në adoleshencë
Shumë sjellje jo të shëndetshme shpesh fillojnë gjatë adoleshencës dhe përfaqësojnë sfida të mëdha të shëndetit publik. Abuzimi i substancave ka një ndikim të madh te individët, fa...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
NUTRACEUTIKËT DHE USHQIMET FUNKSIONALE
NUTRACEUTIKËT DHE USHQIMET FUNKSIONALE
Fraza "Le të jetë ushqimi ilaç dhe ilaçi të jetë ushqim", e krijuar nga Hipokrati mbi 2500 vjet më parë, po merr shumë interes sot ndërsa shkencëtarët dhe konsumatorët i kuptojnë p...
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...

Back to Top