Javascript must be enabled to continue!
Mbi vendin dhe natyrën e prurjeve shkencore të gjuhësisë së zbatuar në shkencat e ligjërimit
View through CrossRef
Synimi për të shqyrtuar vendin dhe natyrën e prurjeve shkencore të gjuhësisë së zbatuar në shkencat e ligjërimit, pra synimi për të përcaktuar statusin e kësaj disipline në mendimin gjuhësor të tanishëm në raport me dijen e njohuritë e përvijuara në një fushë të caktuar të kërkimit shkencor (shkencat e ligjërimit), nuk është përpjekje për të përmbushur thjesht një kureshti intelektuale, por është, më së shumti, nxitje për të përcaktuar qëndrime në lidhje me dijet në atë fushë e, për më tepër, grishje për t‘u futur në hapësira të cilat jo pak herë anashkalohen a shpërfillen: hapësira të natyrës epistemologjike a historike, por që i shërbejnë qartësimit të perspektivave të zhvillimit në të ardhmen. Ndodh jo rrallë që këto hapësira t‘i kemi larg vëmendjes qoftë nga prirja për t‘u përqendruar në atë çka është më drejtpërdrejt e kapshme në fushën e kërkimit për të cilën interesohemi, qoftë nga ngurrimi a mëdyshja që lind intuitivisht kur priremi të shpjegojmë marrëdhënie, lidhje a raporte të një disipline a të një dijeje me disiplina a dije të tjera, qoftë edhe nga fakti se përcaktimi i statusit të një disipline në tërësinë e fushës së kërkimit jo pak herë lë diçka të diskutueshme, të pasigurt në dinamikën që karakterizon zhvillimin e shqyrtimeve në një kohë të caktuar, sidomos kur bëhet fjalë për dije a disiplina të zbatuara.
Title: Mbi vendin dhe natyrën e prurjeve shkencore të gjuhësisë së zbatuar në shkencat e ligjërimit
Description:
Synimi për të shqyrtuar vendin dhe natyrën e prurjeve shkencore të gjuhësisë së zbatuar në shkencat e ligjërimit, pra synimi për të përcaktuar statusin e kësaj disipline në mendimin gjuhësor të tanishëm në raport me dijen e njohuritë e përvijuara në një fushë të caktuar të kërkimit shkencor (shkencat e ligjërimit), nuk është përpjekje për të përmbushur thjesht një kureshti intelektuale, por është, më së shumti, nxitje për të përcaktuar qëndrime në lidhje me dijet në atë fushë e, për më tepër, grishje për t‘u futur në hapësira të cilat jo pak herë anashkalohen a shpërfillen: hapësira të natyrës epistemologjike a historike, por që i shërbejnë qartësimit të perspektivave të zhvillimit në të ardhmen.
Ndodh jo rrallë që këto hapësira t‘i kemi larg vëmendjes qoftë nga prirja për t‘u përqendruar në atë çka është më drejtpërdrejt e kapshme në fushën e kërkimit për të cilën interesohemi, qoftë nga ngurrimi a mëdyshja që lind intuitivisht kur priremi të shpjegojmë marrëdhënie, lidhje a raporte të një disipline a të një dijeje me disiplina a dije të tjera, qoftë edhe nga fakti se përcaktimi i statusit të një disipline në tërësinë e fushës së kërkimit jo pak herë lë diçka të diskutueshme, të pasigurt në dinamikën që karakterizon zhvillimin e shqyrtimeve në një kohë të caktuar, sidomos kur bëhet fjalë për dije a disiplina të zbatuara.
Related Results
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Trokitje në dyert e dijes
Trokitje në dyert e dijes
Në këtë artikull do të trajtojmë rolin e madh që ka mësuesit në edukimi e nxënësve në shkolla, si dhe nxitja e ideve, dëshirave, pasioneve dhe ëndrrave të nxënësve për jetën, për z...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
Gjatë gjithë procesit historik të ekzistencës së tyre, shqiptarëve nuk u është dashur të përballen vetëm më dukuritë natyrore, por mbi të gjitha me natyrën njerëzore dhe prirjen e ...

