Javascript must be enabled to continue!
Kronika e Shkodrës 1831-1839, nga dom Zef Bubçi, famullitar i Shkodrës (Transkriptimi, përkthimi dhe shënimet punuar nga Injac Zamputi, Tiranë 1977)
View through CrossRef
Kronika e Shkodrës e viteve ’30 të shek. XIX, është shkruar nga domZef Bubçi, famullitar i Shkodrës. Kjo kronikë ka në qendër të vëmendjessidomos dy ngjarjet më kryesore: fundin e sundimit të Bushatllinjve, medorëzimin e Mustafë Pashës, dhe kryengritjen e Shkodrës të kryesuar ngaHamz Kazazi. Preket pastaj me ndonjë shënim edhe lufta me malazezëtpër Zhabjakun etj.Autori ka pasur në dorë një fletore të formatit të vogël, siç mund tëvërehet edhe nga sasia e tekstit që përfshihet në secilën faqe të saj. Ai, siçduket, i kishte vënë vetes për detyrë të shënonte vetëm ngjarjet erëndësishme. Për një plan të tillë, nuk duhet të ketë qenë pa rëndësi edhevetë masa dhe numri i faqeve të fletores. Nuk është pra një ditar personalqë të regjistrojë dita-ditës punët ose ngjarjet, me ose pa rëndësi, qëndodhnin në jetën e autorit.Vetë ligjet e kronikës pësojnë këtu ndonjë çrregullim. Ngjet që parasyve të autorit kalon pa u shënuar ndonjë ngjarje e cila, në fillim, nukduket me rëndësi, por pastaj, nga rrjedhimet e saja, del se duhej shënuar;atëherë autori e rikap ngjarjen duke bërë një kthesë në kohë.Kur ngjarjet politike të Shkodrës, në gjykimin e autorit, nuk kanë atëpeshë që të meritojnë shënime në kronikë, ndodhin kapërcime kohoreedhe të gjata. Kështu shpjegohet se si, në 33 faqet e vogla të fletores, tëpërfshihet një periudhë e gjatë 9-vjeçare (1831-1839).
Autori e nis kronikën më 10 korrik 1831, kur Mustafa Pasha porrethohej nga të katër anët prej ushtrive të sulltanit. Jemi pra në aktin e fundit.Ndoshta, duke shtruar në plan të punës së vet, nevojën që të bëhej njëparahistori e ngjarjeve të mëdha që po ndodhnin, autori i lë të pashkruarashtatë faqet e para të fletores, duke e nisur kronikën te fq. 8. Por pastaj,koha dhe ngjarjet ecnin dhe ato shtatë faqet e para nuk u mbushën deri nëvitin 1839. Me shënimin e 4 tetorit 1837, autori mbush faqen e parafundittë fletores. Ndërkaq, në faqen e fundit të saj kishte bërë disa shënimellogarish personale, dhe gjendet ngushtë për vendin ku do ta vazhdontekronikën. Atëherë i kujtohet se ka shtatë faqet e para të pashkruara dhetashmë parahistoria e ngjarjeve të Mustafa Pashës s’kishte kuptim. Nëkëtë mënyrë kthehet dhe e vazhdon kronikën te faqja 2 deri te faqja 5.Kështu që fletores i mbeten të pashkruara fq. 1 dhe fq. 6-7. Duke endërprerë kronikën e vet te fq. 5, nuk është se autorit i ka munguar vendinë fletore, që të mendohet se mos ka ndonjë fletore tjetër që nuk dihet.Për ndërprerjen e kronikës pra duhen kërkuar arsye të tjera që ne na ikinose autorit i kanë munguar ngjarjet e mëdha, ose ai vetë është sëmurë oselarguar nga Shkodra. Në transkriptimin që i kam bërë origjinalit unë kamndjekur dhe riprodhuar vetë fletoren ashtu siç paraqitet, pa analizën që ibëra brendisë së saj. Kështu nis te fq. 2 me shënimin e datës 4 tetor 1837dhe e vazhdoj siç është deri në fund.Por, duke e dhënë përkthimin e saj, kam menduar të bëj rindërtimin elëndës sipas analizës që i kam bërë. Për këtë arsye, përkthimi ndjekrendin kronologjik të shënimeve, duke filluar nga fq. 9 dhe duke kthyerpastaj, pas fq. 33, te fq. 2-5.Përkthimin e kam pajisur me disa shënime përshtatur për një kuptimtë drejtë të tekstit, duke bërë sqarime për situatat, për vendet, për kohënetj., por pa hyrë në komentimin e ngjarjeve historike, gjë që është përstudiuesit e kësaj periudhe dhe të kësaj kronike.Kjo kronikë ka qenë botuar, por vetëm në tekstin origjinal, nërevistën ALBANIA (1906, v. X, nr. 5). Aty ka disa ometime të pakta siçjanë shënimi i 14 tetorit 1837 dhe i 24 gushtit 1838 te fq. 2; shënimi i 19shtatorit 1839 te fq. 5; shënimi i 1 prillit 1855 te fq. 12; shënimi i 20shtatorit 1835 te fq. 30; një copëz te shënimi i 12 korrikut 1836 dhendonjë fjalë tjetër që studiuesi do të ketë mundësi të hetojë dukekrahasuar dy transkriptimet.
Tiranë, korrik 1977
Injac Zamputi
Title: Kronika e Shkodrës 1831-1839, nga dom Zef Bubçi, famullitar i Shkodrës (Transkriptimi, përkthimi dhe shënimet punuar nga Injac Zamputi, Tiranë 1977)
Description:
Kronika e Shkodrës e viteve ’30 të shek.
XIX, është shkruar nga domZef Bubçi, famullitar i Shkodrës.
Kjo kronikë ka në qendër të vëmendjessidomos dy ngjarjet më kryesore: fundin e sundimit të Bushatllinjve, medorëzimin e Mustafë Pashës, dhe kryengritjen e Shkodrës të kryesuar ngaHamz Kazazi.
Preket pastaj me ndonjë shënim edhe lufta me malazezëtpër Zhabjakun etj.
Autori ka pasur në dorë një fletore të formatit të vogël, siç mund tëvërehet edhe nga sasia e tekstit që përfshihet në secilën faqe të saj.
Ai, siçduket, i kishte vënë vetes për detyrë të shënonte vetëm ngjarjet erëndësishme.
Për një plan të tillë, nuk duhet të ketë qenë pa rëndësi edhevetë masa dhe numri i faqeve të fletores.
Nuk është pra një ditar personalqë të regjistrojë dita-ditës punët ose ngjarjet, me ose pa rëndësi, qëndodhnin në jetën e autorit.
Vetë ligjet e kronikës pësojnë këtu ndonjë çrregullim.
Ngjet që parasyve të autorit kalon pa u shënuar ndonjë ngjarje e cila, në fillim, nukduket me rëndësi, por pastaj, nga rrjedhimet e saja, del se duhej shënuar;atëherë autori e rikap ngjarjen duke bërë një kthesë në kohë.
Kur ngjarjet politike të Shkodrës, në gjykimin e autorit, nuk kanë atëpeshë që të meritojnë shënime në kronikë, ndodhin kapërcime kohoreedhe të gjata.
Kështu shpjegohet se si, në 33 faqet e vogla të fletores, tëpërfshihet një periudhë e gjatë 9-vjeçare (1831-1839).
Autori e nis kronikën më 10 korrik 1831, kur Mustafa Pasha porrethohej nga të katër anët prej ushtrive të sulltanit.
Jemi pra në aktin e fundit.
Ndoshta, duke shtruar në plan të punës së vet, nevojën që të bëhej njëparahistori e ngjarjeve të mëdha që po ndodhnin, autori i lë të pashkruarashtatë faqet e para të fletores, duke e nisur kronikën te fq.
8.
Por pastaj,koha dhe ngjarjet ecnin dhe ato shtatë faqet e para nuk u mbushën deri nëvitin 1839.
Me shënimin e 4 tetorit 1837, autori mbush faqen e parafundittë fletores.
Ndërkaq, në faqen e fundit të saj kishte bërë disa shënimellogarish personale, dhe gjendet ngushtë për vendin ku do ta vazhdontekronikën.
Atëherë i kujtohet se ka shtatë faqet e para të pashkruara dhetashmë parahistoria e ngjarjeve të Mustafa Pashës s’kishte kuptim.
Nëkëtë mënyrë kthehet dhe e vazhdon kronikën te faqja 2 deri te faqja 5.
Kështu që fletores i mbeten të pashkruara fq.
1 dhe fq.
6-7.
Duke endërprerë kronikën e vet te fq.
5, nuk është se autorit i ka munguar vendinë fletore, që të mendohet se mos ka ndonjë fletore tjetër që nuk dihet.
Për ndërprerjen e kronikës pra duhen kërkuar arsye të tjera që ne na ikinose autorit i kanë munguar ngjarjet e mëdha, ose ai vetë është sëmurë oselarguar nga Shkodra.
Në transkriptimin që i kam bërë origjinalit unë kamndjekur dhe riprodhuar vetë fletoren ashtu siç paraqitet, pa analizën që ibëra brendisë së saj.
Kështu nis te fq.
2 me shënimin e datës 4 tetor 1837dhe e vazhdoj siç është deri në fund.
Por, duke e dhënë përkthimin e saj, kam menduar të bëj rindërtimin elëndës sipas analizës që i kam bërë.
Për këtë arsye, përkthimi ndjekrendin kronologjik të shënimeve, duke filluar nga fq.
9 dhe duke kthyerpastaj, pas fq.
33, te fq.
2-5.
Përkthimin e kam pajisur me disa shënime përshtatur për një kuptimtë drejtë të tekstit, duke bërë sqarime për situatat, për vendet, për kohënetj.
, por pa hyrë në komentimin e ngjarjeve historike, gjë që është përstudiuesit e kësaj periudhe dhe të kësaj kronike.
Kjo kronikë ka qenë botuar, por vetëm në tekstin origjinal, nërevistën ALBANIA (1906, v.
X, nr.
5).
Aty ka disa ometime të pakta siçjanë shënimi i 14 tetorit 1837 dhe i 24 gushtit 1838 te fq.
2; shënimi i 19shtatorit 1839 te fq.
5; shënimi i 1 prillit 1855 te fq.
12; shënimi i 20shtatorit 1835 te fq.
30; një copëz te shënimi i 12 korrikut 1836 dhendonjë fjalë tjetër që studiuesi do të ketë mundësi të hetojë dukekrahasuar dy transkriptimet.
Tiranë, korrik 1977
Injac Zamputi.
Related Results
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
NUTRACEUTIKËT DHE USHQIMET FUNKSIONALE
NUTRACEUTIKËT DHE USHQIMET FUNKSIONALE
Fraza "Le të jetë ushqimi ilaç dhe ilaçi të jetë ushqim", e krijuar nga Hipokrati mbi 2500 vjet më parë, po merr shumë interes sot ndërsa shkencëtarët dhe konsumatorët i kuptojnë p...
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...
Trokitje në dyert e dijes
Trokitje në dyert e dijes
Në këtë artikull do të trajtojmë rolin e madh që ka mësuesit në edukimi e nxënësve në shkolla, si dhe nxitja e ideve, dëshirave, pasioneve dhe ëndrrave të nxënësve për jetën, për z...

