Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Arkitektura e krishterimit të hershëm: Rasti Kosovës në një kontekst global

View through CrossRef
Ky punim fokusohet në zhvillimin e arkitekturës së krishterimit të hershëm në territorin e Kosovës në një kontekst global. Kosova shtrihet në pjesën juglindore të Evropës, pikërisht në Gadishullin Ballkanik, duke e vendosur vendin në një pozitë të favorshme gjeografike dhe gjeopolitike. Rrjedhimisht, procesi i krishterimit arriti në këtë rajon relativisht herët. Burimet e shkruara konfirmojnë se gjurmët më të hershme të krishterimit janë martirizimet e para, të Florit dhe Laurit, në qytetin romak të Ulpianës në shekullin II pas Krishtit, ndërsa gjurmët e para në arkitekturë nga Ulpiana datojnë nga shekulli IV pas Krishtit. Qëllimi i këtij punimi është të paraqesë shembuj konkretë të arkitekturës së krishterë në Kosovë nën thjerrëzën e globalizimit. Nëpërmjet analizës krahasuese të metodës së projektimit dhe teknikave të ndërtimit të këtyre ndërtesave, mund të vërehet sesi arkitektura e krishterë iu nënshtrua procesit të globalizimit të kësaj periudhe. Si përfundim, përmes këtyre shembujve, ne mund të kuptojmë më shumë mënyrat se si prirjet globale të periudhës së mesjetës së hershme në arkitekturë iu përshtatën kushteve lokale fillimisht në forma dhe stileve të reja, dhe se si ambiciet e perandorit Justinian ndikuan në arkitekturë si nga ana sasiore ashtu edhe cilësore shekuj më vonë.
Instituti Albanologjik-Prishtinë
Title: Arkitektura e krishterimit të hershëm: Rasti Kosovës në një kontekst global
Description:
Ky punim fokusohet në zhvillimin e arkitekturës së krishterimit të hershëm në territorin e Kosovës në një kontekst global.
Kosova shtrihet në pjesën juglindore të Evropës, pikërisht në Gadishullin Ballkanik, duke e vendosur vendin në një pozitë të favorshme gjeografike dhe gjeopolitike.
Rrjedhimisht, procesi i krishterimit arriti në këtë rajon relativisht herët.
Burimet e shkruara konfirmojnë se gjurmët më të hershme të krishterimit janë martirizimet e para, të Florit dhe Laurit, në qytetin romak të Ulpianës në shekullin II pas Krishtit, ndërsa gjurmët e para në arkitekturë nga Ulpiana datojnë nga shekulli IV pas Krishtit.
Qëllimi i këtij punimi është të paraqesë shembuj konkretë të arkitekturës së krishterë në Kosovë nën thjerrëzën e globalizimit.
Nëpërmjet analizës krahasuese të metodës së projektimit dhe teknikave të ndërtimit të këtyre ndërtesave, mund të vërehet sesi arkitektura e krishterë iu nënshtrua procesit të globalizimit të kësaj periudhe.
Si përfundim, përmes këtyre shembujve, ne mund të kuptojmë më shumë mënyrat se si prirjet globale të periudhës së mesjetës së hershme në arkitekturë iu përshtatën kushteve lokale fillimisht në forma dhe stileve të reja, dhe se si ambiciet e perandorit Justinian ndikuan në arkitekturë si nga ana sasiore ashtu edhe cilësore shekuj më vonë.

Related Results

Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176
Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176
Ky punim shqyrton Pallatin 176, komedinë më të shfaqur në historinë e teatrit shqiptar, si një hapësirë përmbysjeje ideologjike dhe kulturore rreth fundit të socializmit shqiptar. ...
Mbi punimin për një histori të krahasuar të letërsisë Shqipe të Prof. Dr. Dhurata Shehrit dhe Prof. Dr. Persida Asllanit
Mbi punimin për një histori të krahasuar të letërsisë Shqipe të Prof. Dr. Dhurata Shehrit dhe Prof. Dr. Persida Asllanit
Për një kohë të gjatë në mjedisin shkencor është diskutuar mbi mënyrën se si duhet shkruar historia apo një histori e letërsisë shqipe në gjendjen e sotme të dijes mbi letërsinë, n...
Beteja e II-të e Kosovës (1448) sipas Antonio Bonfinit
Beteja e II-të e Kosovës (1448) sipas Antonio Bonfinit
Ky studim ofron një perspektivë të re mbi Betejën e Dytë të Kosovës, duke ofruar përkthimin e parë të plotë në shqip të raportit origjinal latin të Antonio Bonfinit nga Rerum Hunga...
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Dikur një spektakël i modernitetit, kinemaja shëtitëse i ofronte publikut të saj mundësinë e rrallë për të përjetuar magjinë e teknologjive audiovizive, sidomos për ata që kishin p...
Timologjia letrare e Bajram Krasniqit
Timologjia letrare e Bajram Krasniqit
Përmbajtje e shkurtër: Kritika letrare dhe historia e letërsisë shqipe identifikojnë në gjysmën e dytë të viteve 70 një kapacitet interpretues e sintetizues me interes për vlerësim...
Një histori e shkurtër receptimi: vepra e Ismail Kadaresë në Itali
Një histori e shkurtër receptimi: vepra e Ismail Kadaresë në Itali
Ismail Kadare, edhe pse një shkrimtar i njohur ndërkombëtarisht, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë, nuk ka qenë objekt i një vëmendje të madhe nga ana e kritikës ital...
Diplomacia ndërkombëtare dhe konferenca e Rambujesë 1998-1999
Diplomacia ndërkombëtare dhe konferenca e Rambujesë 1998-1999
Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare kishte qenë një proces mjaftë i vështirë, në të cilën kishin ndikuar akterë nga më të ndryshëm. Sëpari duhet theksua...
Qemal Haxhihasani dhe bota arbëreshe në Itali
Qemal Haxhihasani dhe bota arbëreshe në Itali
Në këtë artikull jepet një pjesë nga letërkëmbimi mes autorit Antonio Belushi dhe etnologut të njohur Qemal Haxhihasani, mbledhës dhe studiues i folklorit dhe i dialektologjisë, f...

Back to Top