Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Vepra letrare e Helena Kadaresë

View through CrossRef
Helena Kadare është një nga zërat më të veçantë të letërsisë së shkruar nga gratë, që nga vitet e ’60-ta. Në harkun e disa dekadave, Kadare ka kontribuar ndjeshëm në portretizimin letrar të gruas, për botëkuptimin e saj, ecjen e saj në jetë, por edhe për pengesat që hasë e kapërcen. Vepra letrare e Helena Kadaresë dallohet për nga kthjelltësia e mendimit e sensibiliteti i hollë i ndjenjave. Preokupim i saj krijues është thurja artistike e dridhjeve të imta shpirtërore të gruas. Në romanet e shkruara deri më 1990, protagonistet si Vera te “Shuaje dritën Vera”, Bardha te “Një lindje e vështirë” dhe Shpresa te “Bashkëshortët” qëndrojnë larg idealizimit konvencional të kohës. Ato konceptohen e krijohen si figura autentike dhe kjo ndodh sepse arrihet ngjizja midis figurës dhe idesë, prandaj ato vijnë të natyrshme dhe pa artifice. Helena Kadare nuk e sheh gruan si personazh në kundërvënie me burrin, por e percepton atë në esencë superiore – më të aftë se burrin në përballje me jetën e përditshme. Këto personazhe tejkalojnë paradigmat konvencionale, dhe mbesin modele frymëzuese.
Instituti Albanologjik-Prishtinë
Title: Vepra letrare e Helena Kadaresë
Description:
Helena Kadare është një nga zërat më të veçantë të letërsisë së shkruar nga gratë, që nga vitet e ’60-ta.
Në harkun e disa dekadave, Kadare ka kontribuar ndjeshëm në portretizimin letrar të gruas, për botëkuptimin e saj, ecjen e saj në jetë, por edhe për pengesat që hasë e kapërcen.
Vepra letrare e Helena Kadaresë dallohet për nga kthjelltësia e mendimit e sensibiliteti i hollë i ndjenjave.
Preokupim i saj krijues është thurja artistike e dridhjeve të imta shpirtërore të gruas.
Në romanet e shkruara deri më 1990, protagonistet si Vera te “Shuaje dritën Vera”, Bardha te “Një lindje e vështirë” dhe Shpresa te “Bashkëshortët” qëndrojnë larg idealizimit konvencional të kohës.
Ato konceptohen e krijohen si figura autentike dhe kjo ndodh sepse arrihet ngjizja midis figurës dhe idesë, prandaj ato vijnë të natyrshme dhe pa artifice.
Helena Kadare nuk e sheh gruan si personazh në kundërvënie me burrin, por e percepton atë në esencë superiore – më të aftë se burrin në përballje me jetën e përditshme.
Këto personazhe tejkalojnë paradigmat konvencionale, dhe mbesin modele frymëzuese.

Related Results

Timologjia letrare e Bajram Krasniqit
Timologjia letrare e Bajram Krasniqit
Përmbajtje e shkurtër: Kritika letrare dhe historia e letërsisë shqipe identifikojnë në gjysmën e dytë të viteve 70 një kapacitet interpretues e sintetizues me interes për vlerësim...
Një histori e shkurtër receptimi: vepra e Ismail Kadaresë në Itali
Një histori e shkurtër receptimi: vepra e Ismail Kadaresë në Itali
Ismail Kadare, edhe pse një shkrimtar i njohur ndërkombëtarisht, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë, nuk ka qenë objekt i një vëmendje të madhe nga ana e kritikës ital...
Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
Në këtë trajtesë, është bërë një studim empirik i mënyrës sesi është organizuar Konsulta Gjuhësore, kontributi dhe ndikimi që është dhënë nga intelektualët e kohës, për të vazhduar...
RRËFIMI SI GJUHË, GJUHA SI UNIVERS KRIJIMI: DIMENSIONET NARRATIVE TË FJALËS NË „GJUMI MBI BORË“, RIDVAN DIBRA
RRËFIMI SI GJUHË, GJUHA SI UNIVERS KRIJIMI: DIMENSIONET NARRATIVE TË FJALËS NË „GJUMI MBI BORË“, RIDVAN DIBRA
Kritika letrare shqiptare e ka trajtuar tradicionalisht gjuhën si mjet të rrëfimit, si sistem shenjash nëpërmjet të cilit autori transmeton tregimin dhe idetë e veta, duke lënë në ...
Konferencë shkencore “studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”
Konferencë shkencore “studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”
Më datën 29 qershor 2023, pranë Muzeut Arkeologjik të Akademisë së Studimeve Albanologjike u mbajt konferenca shkencore “Studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvi...
Shqipja letrare si koine mbidialektore
Shqipja letrare si koine mbidialektore
Në artikull diskutohet teza e prof. A. Kostallarit se shqipja standarde përfaqëson një koine letrare sui generis dhe jo një varietet letrar që në rrethana të caktuara mori funksion...
Rrënjët që fluturojnë
Rrënjët që fluturojnë
Për letërsinë shqiptare, për historinë e saj, për studimet letrare shqipe, vështruar në kontekstin diakronik e sinkronik, tema e migrimit, e diasporës letrare apo e letërsisë së di...

Back to Top