Javascript must be enabled to continue!
Ndikimi i faktorëve fonetikë në fjalëformat e gjuhës shqipe
View through CrossRef
Fonetika, përmes theksit dinamik dhe proceseve të tjera, si: shkrirjes së tingujve, shtesave të tingujve, asimilimeve dhe të reduktimeve të llojeve të ndryshme ka luajtur një rol të dyfishtë: herë i ka bërë format morfologjike më të thjeshta, herë i ka bërë ato më të larmishme. Ndërhyrjet fonetike shpesh kanë trazuar sistemin paradigmatik. Rrjedhojat e këtyre ndërhyrjeve janë kushtëzuar nga sistemi, por edhe nga natyra e morfemave gramatikore dhe e tingujve fundorë të temave. Në çdo pozicion qofshin, dy tinguj kufitarë nuk mund të shqiptohen njëlloj siç shqiptohen ata më vete. Ndryshon shqiptimi i tyre, edhe kur ata shqiptohen në mes të fjalës a në fillim të saj. Shqiptimi i çdo çifti kufitar tingujsh ndryshon në varësi të llojeve të ndryshme të kombinimeve brenda fjalës. Por ndikimet dhe ndryshimet në tingujt kufitarë në fund të një fjalëforme janë të tjetër lloji. Aty tingujt janë më rezistentë edhe ndaj njëri-tjetrit, edhe ndaj përbërjes së formës përfaqësuese të fjalës në tërërsi, falë vlerave gramatikore që kanë morfemat fundore përkatëse. Megjithatë edhe ata nuk janë të paprekshëm. Ruajta e tingujve fundorë kufitarë apo ndryshimi i tyre është i kushtëzuar; edhe pasojat janë të ndryshme. Në rastin e ndikimit, pra të ndryshimit të tyre, ata përshtaten me njëri- tjetrin ose bashkëshkrihen. Në rastin e ruajtjes së tyre, kërkojnë mbështetje jashtëstrukturore. Ky do të jetë dhe objekti i punimit.
Title: Ndikimi i faktorëve fonetikë në fjalëformat e gjuhës shqipe
Description:
Fonetika, përmes theksit dinamik dhe proceseve të tjera, si: shkrirjes së tingujve, shtesave të tingujve, asimilimeve dhe të reduktimeve të llojeve të ndryshme ka luajtur një rol të dyfishtë: herë i ka bërë format morfologjike më të thjeshta, herë i ka bërë ato më të larmishme.
Ndërhyrjet fonetike shpesh kanë trazuar sistemin paradigmatik.
Rrjedhojat e këtyre ndërhyrjeve janë kushtëzuar nga sistemi, por edhe nga natyra e morfemave gramatikore dhe e tingujve fundorë të temave.
Në çdo pozicion qofshin, dy tinguj kufitarë nuk mund të shqiptohen njëlloj siç shqiptohen ata më vete.
Ndryshon shqiptimi i tyre, edhe kur ata shqiptohen në mes të fjalës a në fillim të saj.
Shqiptimi i çdo çifti kufitar tingujsh ndryshon në varësi të llojeve të ndryshme të kombinimeve brenda fjalës.
Por ndikimet dhe ndryshimet në tingujt kufitarë në fund të një fjalëforme janë të tjetër lloji.
Aty tingujt janë më rezistentë edhe ndaj njëri-tjetrit, edhe ndaj përbërjes së formës përfaqësuese të fjalës në tërërsi, falë vlerave gramatikore që kanë morfemat fundore përkatëse.
Megjithatë edhe ata nuk janë të paprekshëm.
Ruajta e tingujve fundorë kufitarë apo ndryshimi i tyre është i kushtëzuar; edhe pasojat janë të ndryshme.
Në rastin e ndikimit, pra të ndryshimit të tyre, ata përshtaten me njëri- tjetrin ose bashkëshkrihen.
Në rastin e ruajtjes së tyre, kërkojnë mbështetje jashtëstrukturore.
Ky do të jetë dhe objekti i punimit.
Related Results
Ludmill Stankov
Ludmill Stankov
Më 21 dhjetor u nda nga jeta albanologu i njohur bullgar Ludmill Stankov. Në njoftimin e Katedrës së gjuhësisë së përgjithshme të Universitetit të Sofjes, ku punonte i ndjeri si pe...
Kolec Topalli (1938-2018)
Kolec Topalli (1938-2018)
Në datën 24 maj të vitit 2018 u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë profesor Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shke...
Profesor Pavli Haxhillazi dhe studimet e tij gjuhësore e kulturore për fjalën shqipe
Profesor Pavli Haxhillazi dhe studimet e tij gjuhësore e kulturore për fjalën shqipe
Prof. em. dr. Pavli Haxhillazi, i lindur në Elbasan më 7 shkurt 1941, pasi kreu shkollën e mesme pedagogjike në atë qytet, ndoqi studimet universitare në Tiranë në degën e gjuhës s...
Dr. Rolf Ködderitzsch
Dr. Rolf Ködderitzsch
Më 11 gusht 2020 u nda papritmas nga jeta si pasojë e një infarkti të zemrës Dr. Rolf Ködderitzsch, gjuhëtar gjerman indoeuropianist, i njohur për publikun shqiptar edhe studiues i...
Vëzhgime akustike të gjymtyrëzimit aktual në shqipe
Vëzhgime akustike të gjymtyrëzimit aktual në shqipe
Në ka ndonjë element të gjuhës që i jep asaj gjerësinë e plotë, ai është intonacioni. Intonacioni i jep gjuhës modalitetin e thënies, segmentimin diskursiv, gjymtyrëzimin pragmatik...
Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
Në këtë trajtesë, është bërë një studim empirik i mënyrës sesi është organizuar Konsulta Gjuhësore, kontributi dhe ndikimi që është dhënë nga intelektualët e kohës, për të vazhduar...
Lindita Latifi Xhanari (2022), Arnavutçadaki Türkçe Alıntılar” (Turqizmat e gjuhës shqipe), Ankara: Türk Dil Kurumu Yayınları
Lindita Latifi Xhanari (2022), Arnavutçadaki Türkçe Alıntılar” (Turqizmat e gjuhës shqipe), Ankara: Türk Dil Kurumu Yayınları
Përgatitja e një fjalori kërkon përgatitje metodologjike shkencore, por mbi të gjitha do studime të gjuhës/ve përkatëse. Por duket se vepra “Arnavutçadaki Türkçe Alıntılar” (Turqiz...
Idetë iluministe të Naum Veqilharxhit
Idetë iluministe të Naum Veqilharxhit
Naum Veqilharxhi konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të ilumi- nizmit shqiptar dhe një nga ideologët e parë të Rilindjes Kombëtare. I for- muar intelektualisht në frymën...

