Javascript must be enabled to continue!
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
View through CrossRef
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i shumë veprave të larmishme në prozë dhe poezi, ku pasqyrohet një mendje e mbushur plot me dashuri për kulturën, gjuhën shqipe, traditat dhe artin, për atdheun, vendlindjen e tij, Gostivarin, për historinë e trojeve shqiptare...
Është interesant fakti se Sadulla Zendeli-Daja, ky atdhetar i shquar, është banori më i shpeshtë, madje i përhershëm i panaireve të librit në Tiranë. Ai ka marrë pjesë në të gjithë panairet e librit, ka munguar vetëm një herë kur do të operohej në Suedi, por, edhe atëherë, me mendje dhe me zemër ai ishte atje te panairi, te librat, te shkronjat dhe gjuha e bukur shqipe. S`ka asnjë shqiptar tjetër, as në Shqipëri, Kosovë, në trojet shqiptare dhe në botë, që të ketë marrë pjesë në të gjithë panairet e librit të zhvilluara në Tiranë, kurse ky njeri me zemër të artë dhe të bukur, ka qenë atje i pranishëm edhe me veprat e tij, me libra, poezi dhe prozë dhe me fjalorët tashmë të njohur. Siç thotë me të drejtë albanologu i njohur dhe Miku i Madh i Shqiptarëve, suedezi Ullmar Qvick (Kvik): “Vepra e Dajës do të rrojë në dobi të shqiptarëve, kudo ku ndodhen. Nderi i tij dhe nami i mirë do të ruhen në historinë e kulturës shqipe”.
Fjalorët e S.Z.Dajës janë vlerësuar nga institucione akademike në Shqipëri, Kosovë dhe Suedi, me to janë angazhuar dhe profesorët e njohur shqiptarë: Xhevat Lloshi, Rahmi Memushaj, Shefik Osmani (Tiranë); Shefkije Islamaj (Kosovë), albanologu suedez Ullmar Qvick etj. Kontributi i Sadulla Zendeli–Dajës si krijues, intelektual dhe qytetar, ka qenë dhe është jo thjesht një stoli, por një vlerë e jashtëzakonshme në dobi të kombit.
Title: Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Description:
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i shumë veprave të larmishme në prozë dhe poezi, ku pasqyrohet një mendje e mbushur plot me dashuri për kulturën, gjuhën shqipe, traditat dhe artin, për atdheun, vendlindjen e tij, Gostivarin, për historinë e trojeve shqiptare.
Është interesant fakti se Sadulla Zendeli-Daja, ky atdhetar i shquar, është banori më i shpeshtë, madje i përhershëm i panaireve të librit në Tiranë.
Ai ka marrë pjesë në të gjithë panairet e librit, ka munguar vetëm një herë kur do të operohej në Suedi, por, edhe atëherë, me mendje dhe me zemër ai ishte atje te panairi, te librat, te shkronjat dhe gjuha e bukur shqipe.
S`ka asnjë shqiptar tjetër, as në Shqipëri, Kosovë, në trojet shqiptare dhe në botë, që të ketë marrë pjesë në të gjithë panairet e librit të zhvilluara në Tiranë, kurse ky njeri me zemër të artë dhe të bukur, ka qenë atje i pranishëm edhe me veprat e tij, me libra, poezi dhe prozë dhe me fjalorët tashmë të njohur.
Siç thotë me të drejtë albanologu i njohur dhe Miku i Madh i Shqiptarëve, suedezi Ullmar Qvick (Kvik): “Vepra e Dajës do të rrojë në dobi të shqiptarëve, kudo ku ndodhen.
Nderi i tij dhe nami i mirë do të ruhen në historinë e kulturës shqipe”.
Fjalorët e S.
Z.
Dajës janë vlerësuar nga institucione akademike në Shqipëri, Kosovë dhe Suedi, me to janë angazhuar dhe profesorët e njohur shqiptarë: Xhevat Lloshi, Rahmi Memushaj, Shefik Osmani (Tiranë); Shefkije Islamaj (Kosovë), albanologu suedez Ullmar Qvick etj.
Kontributi i Sadulla Zendeli–Dajës si krijues, intelektual dhe qytetar, ka qenë dhe është jo thjesht një stoli, por një vlerë e jashtëzakonshme në dobi të kombit.
Related Results
Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit
Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit
Pjesëmarrjen time në një aktivitet përkujtimor të 110-vjetorit të hapjes së Shkollës Normale në Elbasan, ku u shkollua edhe babai im, e konsiderova një respekt të veçantë. Synimi k...
Pëlhurat tregojnë histori të ndryshme: Një alegori iluministe në një veshje tradicionale Shkodrane
Pëlhurat tregojnë histori të ndryshme: Një alegori iluministe në një veshje tradicionale Shkodrane
Veshjet tradicionale dhe pëlhurat me të cilat janë realizuar këto veshje janë një dëshmi e kontakteve e konflikteve kulturore të një shoqërie. Në periudhën paraindustriale, veshja ...
Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё
Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё
Gjatë diktaturës komuniste, regjimi shqiptar ngriti një numër të konsiderueshëm lapidarësh në pothuajse çdo fshat, qytezë dhe qytet të vendit. Këto monolite prej betoni funksiononi...
Poet Sulejman Naibi
Poet Sulejman Naibi
Përhapja e islamit në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga problemet historike, sociale dhe fetare që tërheq vëmendjen e studiuesve. Debatet akademike ndahen në parashtrimin e ...
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Dikur një spektakël i modernitetit, kinemaja shëtitëse i ofronte publikut të saj mundësinë e rrallë për të përjetuar magjinë e teknologjive audiovizive, sidomos për ata që kishin p...
Elbasani në regjistrimet osmane të viteve 1431, 1468, 1530 dhe 1568
Elbasani në regjistrimet osmane të viteve 1431, 1468, 1530 dhe 1568
Periudha e sundimit osman në trevat shqiptare, në Ballkan, në përgjithësi dhe ajo në Shqipëri, në veçanti, mbetet ende një periudhë, për të cilën dokumentacioni kohor duhet zbardhu...
Krijimi i shteteve ballkanike dhe shqiptarët
Krijimi i shteteve ballkanike dhe shqiptarët
Gadishulli ballkanik, deri në fund të shek. XIX ishte nën zotërimin e Perandorisë Osmane. Rrudhja e Perandorisë Osmane, luftërat e saj me Rusinë dhe ndërhyrja e Fuqive të Mëdha, bë...
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Në shekullin XVIII, në skenën politike shqiptare dolën një seri figurash të spikatura politike e shoqërore, një pjesë e mirë me prejardhje nga dyer të mëdha fisnike shqiptare; disa...

