Javascript must be enabled to continue!
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
View through CrossRef
Në shekullin XVIII, në skenën politike shqiptare dolën një seri figurash të spikatura politike e shoqërore, një pjesë e mirë me prejardhje nga dyer të mëdha fisnike shqiptare; disa më tradicionale që nga periudha paraosmane, ndërsa disa të tjera të fuqizuara në rangun e fisnikërisë së mirëfilltë, në shekujt e parë të periudhës osmane. Dy prej këtyre të fundit, janë Vërlacët dhe Biçakçinjtë e Elbasanit. Këto dyer fituan të drejtën e trashëgimit familjar të posteve, ofiqeve dhe të gradave të larta shtetërore, u fuqizuan ekonomikisht e politikisht dhe ushtruan pushtet, pothuajse autonom në njësi të ndryshme administrative brenda hapësirës etnike shqiptare. Kjo pozitë, ndikoi që ato jo vetëm të kenë të gjitha mundësitë materiale dhe ndërgjegjen e gatishmërinë për të marrë rolin e elitës në viset tona, por edhe të ngjiznin idetë lidhur me fatin historik të popullit shqiptar. Pikërisht nga këto dyer mori zanafillën dhe zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime lindore, i cili në shekullin XVIII mori përmasat e një lëvizjeje kulturore të gjithanëshme dhe të shumëllojëshme. Fushat ku u shpreh me forcë dhe qartësi kontributi i fisnikërisë shqiptare në zhvillimet kulturore qëndron: së pari, ata kanë themeluar pjesën dërrmuese të institucioneve fetare, kulturore e arsimore, të cilat ishin vatra ku krijohej, përpunohej, njihej dhe kultivohej kultura shqiptare dhe prej nga përhapej ajo; së dyti, kanë qenë aktivë në jetën kulturore, duke u marrë me veprimtari letrare, shkencore e fetare; së treti, kanë përkrahur dhe kanë nxitur dijetarët, letrarët dhe artistët e tjerë.
Title: Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Description:
Në shekullin XVIII, në skenën politike shqiptare dolën një seri figurash të spikatura politike e shoqërore, një pjesë e mirë me prejardhje nga dyer të mëdha fisnike shqiptare; disa më tradicionale që nga periudha paraosmane, ndërsa disa të tjera të fuqizuara në rangun e fisnikërisë së mirëfilltë, në shekujt e parë të periudhës osmane.
Dy prej këtyre të fundit, janë Vërlacët dhe Biçakçinjtë e Elbasanit.
Këto dyer fituan të drejtën e trashëgimit familjar të posteve, ofiqeve dhe të gradave të larta shtetërore, u fuqizuan ekonomikisht e politikisht dhe ushtruan pushtet, pothuajse autonom në njësi të ndryshme administrative brenda hapësirës etnike shqiptare.
Kjo pozitë, ndikoi që ato jo vetëm të kenë të gjitha mundësitë materiale dhe ndërgjegjen e gatishmërinë për të marrë rolin e elitës në viset tona, por edhe të ngjiznin idetë lidhur me fatin historik të popullit shqiptar.
Pikërisht nga këto dyer mori zanafillën dhe zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime lindore, i cili në shekullin XVIII mori përmasat e një lëvizjeje kulturore të gjithanëshme dhe të shumëllojëshme.
Fushat ku u shpreh me forcë dhe qartësi kontributi i fisnikërisë shqiptare në zhvillimet kulturore qëndron: së pari, ata kanë themeluar pjesën dërrmuese të institucioneve fetare, kulturore e arsimore, të cilat ishin vatra ku krijohej, përpunohej, njihej dhe kultivohej kultura shqiptare dhe prej nga përhapej ajo; së dyti, kanë qenë aktivë në jetën kulturore, duke u marrë me veprimtari letrare, shkencore e fetare; së treti, kanë përkrahur dhe kanë nxitur dijetarët, letrarët dhe artistët e tjerë.
Related Results
Pëlhurat tregojnë histori të ndryshme: Një alegori iluministe në një veshje tradicionale Shkodrane
Pëlhurat tregojnë histori të ndryshme: Një alegori iluministe në një veshje tradicionale Shkodrane
Veshjet tradicionale dhe pëlhurat me të cilat janë realizuar këto veshje janë një dëshmi e kontakteve e konflikteve kulturore të një shoqërie. Në periudhën paraindustriale, veshja ...
Poet Sulejman Naibi
Poet Sulejman Naibi
Përhapja e islamit në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga problemet historike, sociale dhe fetare që tërheq vëmendjen e studiuesve. Debatet akademike ndahen në parashtrimin e ...
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Dikur një spektakël i modernitetit, kinemaja shëtitëse i ofronte publikut të saj mundësinë e rrallë për të përjetuar magjinë e teknologjive audiovizive, sidomos për ata që kishin p...
Shqipja letrare si koine mbidialektore
Shqipja letrare si koine mbidialektore
Në artikull diskutohet teza e prof. A. Kostallarit se shqipja standarde përfaqëson një koine letrare sui generis dhe jo një varietet letrar që në rrethana të caktuara mori funksion...
Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit
Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit
Pjesëmarrjen time në një aktivitet përkujtimor të 110-vjetorit të hapjes së Shkollës Normale në Elbasan, ku u shkollua edhe babai im, e konsiderova një respekt të veçantë. Synimi k...
Monumentet e natyrës dhe të kulturës në vitet e socializmit
Monumentet e natyrës dhe të kulturës në vitet e socializmit
Në vitet e socializmit, pushteti popullor në Shqipëri, madje e gjithë shoqëria shqiptare, u jepnin rëndësi të posaçme dhe kishin, po kështu, edhe vlerësim t...
Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё
Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё
Gjatë diktaturës komuniste, regjimi shqiptar ngriti një numër të konsiderueshëm lapidarësh në pothuajse çdo fshat, qytezë dhe qytet të vendit. Këto monolite prej betoni funksiononi...
Diellina, një bimë Trako-Dake me emër Proto-Albanoid
Diellina, një bimë Trako-Dake me emër Proto-Albanoid
Termi trako-dak diellina, i cili i referohet emërtimit shqip “madërgonë, madërgonë e zezë (Hyoscyamus niger) dhe përmendet nga farmacisti grek Pedanius Dioskorides në listë ne tij ...


