Javascript must be enabled to continue!
Pjesëmarrja e medresistëve në demonstratat e vitit 1981
View through CrossRef
Trajtimi i ngjarjeve të mëdha politike që kanë ndodhur në një periudhë jo të largët të zhvillimeve historike dhe të përpjekjeve kombëtare shqiptare për çlirim nga pushtuesi sllavo-komunist, për çdo studiues është një proces hulumtues i mundimshëm dhe përgjegjësi e madhe intelektuale. Paraqitja e ngjarjeve të tilla dhe e zhvillimeve politike në trevat shqiptare, siç janë edhe demonstratat e vitit 1981, janë një obligim shtesë, kur dihet se një numër i madh i hulumtuesve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë në fusha të ndryshme shkencore, historike, politike e juridike kanë ndriçuar periudhën në fjalë.
Megjithatë, nuk kemi hasur deri tani një hulumtim dhe trajtim të çështjes së pjesëmarrjes së medresistëve të medresesë “Alauddin” në Prishtinë, në demonstratat e vitit 1981. Një trajtim i këtillë hulumtues shkencor i ka munguar dhe i mungon historiografisë së trevave shqiptare, prandaj prezantimi i kësaj teme është i një rëndësie të madhe dhe plotësim i këtij boshllëku shkencor. Motivi për një punë të këtillë shkencore është i veçantë. Synimi është që, duke analizuar dhe shqyrtuar me qasje kritike dhe të paanshme dokumentacionin e shumtë arkivor, materialin e bollshëm nga autorë vendës e të huaj, por edhe informacionet e shtypit të kohës, brenda hapësirës së ish-Jugosllavisë socialiste, dhe shtypit ndërkombëtar, të ofrojmë një dëshmi të rëndësishme për ato vite dhe ngjarje shumë të rëndësishme të historisë sonë të re kombëtare.
Demonstratat e vitit 1981 janë një kthesë e madhe në rrafshin politik kombëtar. Është fakt se në demonstratat e mars - prillit të vitit 1981, pjesëmarrjes masive të qytetarëve, studentëve, klasës punëtore, nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës, iu bashkuan edhe medresistët e medresesë “Alauddin”, për të drejtat themelore, ngritjen e nivelit kushtetues, nga autonomi në republikë, si fazë kalimtare, deri në shkëputje, me qëllim që “Kosova të ishte shtet i pavarur dhe sovran”.
Title: Pjesëmarrja e medresistëve në demonstratat e vitit 1981
Description:
Trajtimi i ngjarjeve të mëdha politike që kanë ndodhur në një periudhë jo të largët të zhvillimeve historike dhe të përpjekjeve kombëtare shqiptare për çlirim nga pushtuesi sllavo-komunist, për çdo studiues është një proces hulumtues i mundimshëm dhe përgjegjësi e madhe intelektuale.
Paraqitja e ngjarjeve të tilla dhe e zhvillimeve politike në trevat shqiptare, siç janë edhe demonstratat e vitit 1981, janë një obligim shtesë, kur dihet se një numër i madh i hulumtuesve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë në fusha të ndryshme shkencore, historike, politike e juridike kanë ndriçuar periudhën në fjalë.
Megjithatë, nuk kemi hasur deri tani një hulumtim dhe trajtim të çështjes së pjesëmarrjes së medresistëve të medresesë “Alauddin” në Prishtinë, në demonstratat e vitit 1981.
Një trajtim i këtillë hulumtues shkencor i ka munguar dhe i mungon historiografisë së trevave shqiptare, prandaj prezantimi i kësaj teme është i një rëndësie të madhe dhe plotësim i këtij boshllëku shkencor.
Motivi për një punë të këtillë shkencore është i veçantë.
Synimi është që, duke analizuar dhe shqyrtuar me qasje kritike dhe të paanshme dokumentacionin e shumtë arkivor, materialin e bollshëm nga autorë vendës e të huaj, por edhe informacionet e shtypit të kohës, brenda hapësirës së ish-Jugosllavisë socialiste, dhe shtypit ndërkombëtar, të ofrojmë një dëshmi të rëndësishme për ato vite dhe ngjarje shumë të rëndësishme të historisë sonë të re kombëtare.
Demonstratat e vitit 1981 janë një kthesë e madhe në rrafshin politik kombëtar.
Është fakt se në demonstratat e mars - prillit të vitit 1981, pjesëmarrjes masive të qytetarëve, studentëve, klasës punëtore, nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës, iu bashkuan edhe medresistët e medresesë “Alauddin”, për të drejtat themelore, ngritjen e nivelit kushtetues, nga autonomi në republikë, si fazë kalimtare, deri në shkëputje, me qëllim që “Kosova të ishte shtet i pavarur dhe sovran”.
Related Results
Këndvështrim mbi debatin për shamitë, statutet dhe besimin fetar
Këndvështrim mbi debatin për shamitë, statutet dhe besimin fetar
Ferexheja është një mbulesë, me anën e së cilës femrat muslimane mbulojnë fytyrën dhe trupin kur dalin nga shtëpia. Veshja e ferexhesë nuk është detyrim nga Kurani, por një metodë ...
Evoluimet kushtetuese në Kosovë, 1945-1974
Evoluimet kushtetuese në Kosovë, 1945-1974
Në fund të vitit 1944 dhe fillim të vitit 1945 brigadat serbomaqedonase filluan të marshonin në drejtim të Kosovës. Marshimi drejt
Kosovës kishte për qëllim ripushtimin e saj nga ...
Çështja e statusit politik të shtetit shqiptar gjatë vitit 1921
Çështja e statusit politik të shtetit shqiptar gjatë vitit 1921
Artikulli trajton problemin e statusit politik të shtetit shqiptar të trajtuar në Li dhjen e Kombeve dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Paris gjatë vitit 1921. Pranimi i Shqipëri...
Aktivitetet e Institutit të Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë gjatë vitit 2021
Aktivitetet e Institutit të Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë gjatë vitit 2021
Gjatë vitit në 2021 IHP ka organizuar disa konferenca shkencore, të cilat krahas shënimit të disa ngjarjeve historike kishin për qëllim edhe sjelljen dhe prezantimin e rezultateve ...
Book Reviews
Book Reviews
-Anthony P. Maingot, Eric Williams, Forged from the love of liberty: selected speeches of Dr. Eric Williams. Compiled and introduced by Paul K. Sutton. Trinidad: Longman Caribbea...
FILIP LIÇO 1915-2011
FILIP LIÇO 1915-2011
Më datë 29 maj të vitit 2011 u nda nga jetastudiuesi i njohur Filip Liço.Filip Liço lindi në nëntor të vitit 1915 nëfshatin Derviçan të Dropullit të rrethit tëGjirokastrës. Katër k...
Book Reviews
Book Reviews
Herbert Butterfield. The Origins of History. New York: Basic Books, 1981. Pp. 252. Cloth, $20.00. Review by Richard L. Means of Mountain View College. David Bruce, Peter Hill, and ...

