Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

E drejta islame

View through CrossRef
Ka mendime sipas të cilave qytetërimi tradicional islam përshfaqet si diçka që mund ta krahasonim me një dru frutor, i cili është mbjellë, ka mbirë dhe ka hedhur shtat në një hapësirë ekzotike. Por e vërteta është se,  përtej të qenit një hierarki aksiologjike e ndryshme nga qytetërimet e tjera,  përfshi atë të krishterë, islami duhet këqyrur si rrjedhoja e natyrshme e evolucionit mendor e shpirtëror e disa popujve, të cilët ndryshe nga ata që banojnë në Europë, kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një mënyrë jetese të vetën, në pajtim me mjedisin, ndonjëherë jo fort pjellor, dhe realitetet   historike u kanë diktuar ngjizjen e një bote shpirtërore të mirëdallueshme. Mendimi juridik, duke qenë vetëm një nga përbërësit e çdo qytetërimi, mund të zbërthehet në kontekstin e dukurisë që e jetëson. Aq më tepër kur bëhet fjalë për islamin, për të cilin Raymond Charles është shprehur: “Islami (nga: selam – “nënshtrim ndaj Allahut”) është para së gjithash fe, pastaj shtet e, më në fund, kulturë”. Duke mos qenë konservator e ca më pak fanatik, islami, edhe në sistemin juridik të së drejtës, ka ndjekur hap pas hapi zhvillimet e sotme, duke mos mohuar apo shpërfillur aspak sistemin juridik europian.  Gadishulli Arabik, hapësira në të cilën u shfaq islami, përmes themelvënësit të tij, Profetit Muhamed, nuk kishte pasur ndonjë organizim fetar, politik dhe social të mirëfilltë. Vetëm disa fise ishin krishterizuar,  ndërsa arabët e Gadishullit Arabik me të njëjtin emër praktikonin politeizmin primitiv. Bashkë me përkrahësit e tij, Profeti Muhamed shkoi në Medinë, ku bëri për vete fiset e beduinëve e më pas krerët e Mekës. Hap pas hapi fe  e re u përqafua nga krejt bota arabe. Ajo, siç dihet, shpalli një qëllim jetik: nënshtrimin (bindjen) ndaj Allahut dhe zbatimin e porosive të tij. Veprimtaria e kësaj feje zhvillohet përmes institucionesh, të cilat njëherazi janë edhe norma juridike dhe mbështeten në radhë të parë në pesë “shtyllat e besimit”:  
Albanian Institute of Islamic Thought and Civilization
Title: E drejta islame
Description:
Ka mendime sipas të cilave qytetërimi tradicional islam përshfaqet si diçka që mund ta krahasonim me një dru frutor, i cili është mbjellë, ka mbirë dhe ka hedhur shtat në një hapësirë ekzotike.
Por e vërteta është se,  përtej të qenit një hierarki aksiologjike e ndryshme nga qytetërimet e tjera,  përfshi atë të krishterë, islami duhet këqyrur si rrjedhoja e natyrshme e evolucionit mendor e shpirtëror e disa popujve, të cilët ndryshe nga ata që banojnë në Europë, kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një mënyrë jetese të vetën, në pajtim me mjedisin, ndonjëherë jo fort pjellor, dhe realitetet   historike u kanë diktuar ngjizjen e një bote shpirtërore të mirëdallueshme.
Mendimi juridik, duke qenë vetëm një nga përbërësit e çdo qytetërimi, mund të zbërthehet në kontekstin e dukurisë që e jetëson.
Aq më tepër kur bëhet fjalë për islamin, për të cilin Raymond Charles është shprehur: “Islami (nga: selam – “nënshtrim ndaj Allahut”) është para së gjithash fe, pastaj shtet e, më në fund, kulturë”.
Duke mos qenë konservator e ca më pak fanatik, islami, edhe në sistemin juridik të së drejtës, ka ndjekur hap pas hapi zhvillimet e sotme, duke mos mohuar apo shpërfillur aspak sistemin juridik europian.
 Gadishulli Arabik, hapësira në të cilën u shfaq islami, përmes themelvënësit të tij, Profetit Muhamed, nuk kishte pasur ndonjë organizim fetar, politik dhe social të mirëfilltë.
Vetëm disa fise ishin krishterizuar,  ndërsa arabët e Gadishullit Arabik me të njëjtin emër praktikonin politeizmin primitiv.
Bashkë me përkrahësit e tij, Profeti Muhamed shkoi në Medinë, ku bëri për vete fiset e beduinëve e më pas krerët e Mekës.
Hap pas hapi fe  e re u përqafua nga krejt bota arabe.
Ajo, siç dihet, shpalli një qëllim jetik: nënshtrimin (bindjen) ndaj Allahut dhe zbatimin e porosive të tij.
Veprimtaria e kësaj feje zhvillohet përmes institucionesh, të cilat njëherazi janë edhe norma juridike dhe mbështeten në radhë të parë në pesë “shtyllat e besimit”:  .

Related Results

Vlera e të mësuarit përgjatë tërë jetës sipas koncepteve Islame
Vlera e të mësuarit përgjatë tërë jetës sipas koncepteve Islame
Të mësuarit përgjatë gjithë jetës është prej parimeve të fesë Islame. Nëse i japim një vështrim Kuranit Famëlartë këtë do ta hasim në shumë ajete të tij, siç janë: “O Zoti im shtom...
Historia e institucioneve arsimore islame të zonës së Shkodrës: Mejtepet
Historia e institucioneve arsimore islame të zonës së Shkodrës: Mejtepet
Depërtimi në shkallë të gjerë i fesë islame në radhët e popullsisë  shqiptare gjeti shprehje pikë së pari në qytete. Me vendosjen e osmanëve  në qytetet shqiptare ato filluan të fu...
Poet Sulejman Naibi
Poet Sulejman Naibi
Përhapja e islamit në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga problemet historike,  sociale  dhe  fetare  që  tërheq  vëmendjen e studiuesve. Debatet akademike ndahen në parashtrimin e ...
Recognition of the other in Muslim intellectual history
Recognition of the other in Muslim intellectual history
Diversiteti fetar mund të jetë burimi i konflikteve dhe dhunës. Qasje jo-ekskluziviste ndaj diverzitetit fetar e cila e mundëson justifikimin dhe njohjen e tjetrit fetar mund të sh...
Terminologjia islame ne perkthimin e veprës „Udha Muhamedane”
Terminologjia islame ne perkthimin e veprës „Udha Muhamedane”
Terminologjia islame është rrënjosur thellë në leksikun e shqipes. Termat islame janë të pranishme edhe në “Udha Muhammedane”, përkthyer nga Hafiz Ibrahim Dalliu. Në përkthimin e D...
Interpretimi i kontratës
Interpretimi i kontratës
Interpretimi i kontratës përbën një nga çështjet më të ndërlikuara të së drejtës kontraktore për të cilat ka patur debate të vazhdueshme, si në aspektin doktrinar ashtu edhe në pra...
Këndvështrim mbi debatin për shamitë, statutet dhe besimin fetar
Këndvështrim mbi debatin për shamitë, statutet dhe besimin fetar
Ferexheja është një mbulesë, me anën e së cilës femrat muslimane mbulojnë fytyrën dhe trupin kur dalin nga shtëpia. Veshja e ferexhesë nuk është detyrim nga Kurani, por një metodë ...
The Bektashi Order, Sufism, and Shī’īsm in the Work of Baba Rexheb, a Bektashi Sufi of 20th Century
The Bektashi Order, Sufism, and Shī’īsm in the Work of Baba Rexheb, a Bektashi Sufi of 20th Century
The Bektashi order is known for its Shī’ī roots. However, there are contradictory interpretations in determining the origins or teachings of the Bektashi order. This paper studies ...

Back to Top