Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Problematika e trajtimit të aktiveve biologjike në Shqipëri

View through CrossRef
Njësitë ekonomike që kanë në fokusin e tyre maksimizimin e fitimit duke zhvilluar një aktivitet bujqësor, janë në qendër të këtij punimi. Nëse në vitin 2016 numërohen të regjistruara rreth 321,358 njësi ekonomike, nga këto 10% merren me aktivitetin e bujqësisë ose rreth 1,287 njësi ekonomike që operojnë si person fizik ose juridik dhe 31,372 fermerë të cilët kanë një aktivitet bujqësor. Për qëllim të raportimit financiar, të gjitha njësitë ekonomike të regjistruara pranë organeve tatimore duhet që për njohjen dhe vlerësimin e aktive biologjike të përdorin standardin kontabël të kontabilitetit të përmirësuar 13. Zbatimi i këtij standardi është i rëndësishëm, duke e bërë të krahasueshëm informacionin kontabël mbi aktivet biologjike të ofruara nga këto shoqëri tregtare qё ushtrojnë aktivitet ekonomik në fushën e aktiveve biologjike. Qëllimi kryesor i këtij punimi është të theksojë problemet që hasen në praktikën kontabël të evidencës së aktiveve biologjike. Si metodologji kërkimi do të përdoret analiza krahasuese midis udhëzimeve dhe direktivave që jep SKK 13 ose SNK 41 dhe mënyrës se si zbatohen gjatë raportimit financiar të aktiveve biologjike. Pavarësisht rëndësisë që kanë praktikat e ofruara nga SNK 41, SKK 13, mungesa e kontabilitet bujqësor në programet e mësimdhënies në shkollat e larta pas viteve 1990 ka sjellë mangësi të theksuara dhe sfida që kontabilistët hasin gjatë zbatimit të këtij standardi. Për të nxjerrë përfundimet e këtij punimi, kemi analizuar pasqyrat financiare të njësive ekonomike që trajtojnë aktive biologjike, si dhe opinionet e kontabilistëve që ndërtojnë këto pasqyra. Problematika në vende të tjera është sjellë nëpërmjet rishikimit të literaturës përkatëse. Në fund, ne sjellim disa rekomandime që mund të sjellin përmirësime të praktikave kontabël në bujqësi.
Title: Problematika e trajtimit të aktiveve biologjike në Shqipëri
Description:
Njësitë ekonomike që kanë në fokusin e tyre maksimizimin e fitimit duke zhvilluar një aktivitet bujqësor, janë në qendër të këtij punimi.
Nëse në vitin 2016 numërohen të regjistruara rreth 321,358 njësi ekonomike, nga këto 10% merren me aktivitetin e bujqësisë ose rreth 1,287 njësi ekonomike që operojnë si person fizik ose juridik dhe 31,372 fermerë të cilët kanë një aktivitet bujqësor.
Për qëllim të raportimit financiar, të gjitha njësitë ekonomike të regjistruara pranë organeve tatimore duhet që për njohjen dhe vlerësimin e aktive biologjike të përdorin standardin kontabël të kontabilitetit të përmirësuar 13.
Zbatimi i këtij standardi është i rëndësishëm, duke e bërë të krahasueshëm informacionin kontabël mbi aktivet biologjike të ofruara nga këto shoqëri tregtare qё ushtrojnë aktivitet ekonomik në fushën e aktiveve biologjike.
Qëllimi kryesor i këtij punimi është të theksojë problemet që hasen në praktikën kontabël të evidencës së aktiveve biologjike.
Si metodologji kërkimi do të përdoret analiza krahasuese midis udhëzimeve dhe direktivave që jep SKK 13 ose SNK 41 dhe mënyrës se si zbatohen gjatë raportimit financiar të aktiveve biologjike.
Pavarësisht rëndësisë që kanë praktikat e ofruara nga SNK 41, SKK 13, mungesa e kontabilitet bujqësor në programet e mësimdhënies në shkollat e larta pas viteve 1990 ka sjellë mangësi të theksuara dhe sfida që kontabilistët hasin gjatë zbatimit të këtij standardi.
Për të nxjerrë përfundimet e këtij punimi, kemi analizuar pasqyrat financiare të njësive ekonomike që trajtojnë aktive biologjike, si dhe opinionet e kontabilistëve që ndërtojnë këto pasqyra.
Problematika në vende të tjera është sjellë nëpërmjet rishikimit të literaturës përkatëse.
Në fund, ne sjellim disa rekomandime që mund të sjellin përmirësime të praktikave kontabël në bujqësi.

Related Results

Rezorbimi i rrënjëve gjatë trajtimit ortodontik
Rezorbimi i rrënjëve gjatë trajtimit ortodontik
Rezorbimi i rrënjëve është një situatë në të cilën mund të gjenden shpesh ortodontët gjatë rutinës së tyre të përditshme. Faktorët e rezorbimit klasifi kohen në mekanikë dhe biolog...
PROBLEMATIKA MAHARAH KITABAH BERDASARKAN KURIKULUM KMA 183
PROBLEMATIKA MAHARAH KITABAH BERDASARKAN KURIKULUM KMA 183
Keterampilan Menulis merupakan keterampilan yang tertinggi dalam bentuk pengaplikasiannya. Dimana sebelum mencapai menulis peserta didik harus melalui 3 keterampilan diantaranya, K...
MENIMBANG POSISI INDONESIA DALAM KONTRAK KARYA FREEPORT (PROBLEMATIKA HUKUM-SOSIAL SERTA KEMUNGKINAN SOLUSINYA)
MENIMBANG POSISI INDONESIA DALAM KONTRAK KARYA FREEPORT (PROBLEMATIKA HUKUM-SOSIAL SERTA KEMUNGKINAN SOLUSINYA)
Permasalahan yang dikaji dalam penelitian ini meliputi: pertama, bagaimana posisi Indonesia dalam Kontrak Karya Freeport? Kedua, bagaimana problematika hukum dan sosial yang ditimb...
Sfida tё psikoterapisё (Rasti i Shqipёrisё)
Sfida tё psikoterapisё (Rasti i Shqipёrisё)
Psikoterapia është një formë e ndryshme dhe bashkëkohore e trajtimit për çrregullimet mendore dhe shqetësimet klinike psikologjike. Një numër i pafund sfidash përballen nga profesi...
Dinamika dan Problematika Ekonomi Syariah di Negara Islam
Dinamika dan Problematika Ekonomi Syariah di Negara Islam
Penelitian ini bertujuan untuk mengetahui dinamika dan problematika ekonomi syariah di negara-negara Islam. Dalam penulisan dinamika dan problematika ekonomi syariah di negara musl...
PROBLEMATIKA PENUTUR NON ARAB DALAM PEMBELAJARAN BAHASA ARAB
PROBLEMATIKA PENUTUR NON ARAB DALAM PEMBELAJARAN BAHASA ARAB
Di Indonesia permasalahan pembelajaran Bahasa Arab bagi non Arab seolah tidak pernah tersolusikan, padahal telah banyak metode-metode pembelajaran Bahasa Arab yang ditulis oleh par...
Kebijakan Kepala MTs NW Samawa Dalam Menyikapi Problematika Pendidikan Islam di Sumbawa
Kebijakan Kepala MTs NW Samawa Dalam Menyikapi Problematika Pendidikan Islam di Sumbawa
Problematika pendidikan Islam dewasa ini sangat kompleks. Problematika tersebut menyangkut guru, murid, dan segenap orang yang terlibat dalam lembaga pendidikan. Dari banyaknya pro...
Problematika Mahasiswa dalam Berkomunikasi Tulis Kepada Dosen Sebuah Kajian Kesantunan Berbahasa
Problematika Mahasiswa dalam Berkomunikasi Tulis Kepada Dosen Sebuah Kajian Kesantunan Berbahasa
Abstrak: Problematika mahasiswa dalam berkomunikasi dengan dosen terdapat kalimat yang melanggar aturan dalam berbahasa. Tujuan penelitian ini mengkaji problematika yang dihadapi m...

Back to Top