Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Administrata lokale dhe demografia e kazasë së Elbasanit, sipas vjetarëve të Manastirit, për periudhën 1888-1896

View through CrossRef
Fryma e re reformatore mbi të cilën u ngrit riorganizimi i shtetit osman, pas shpalljes së Tanzimatit, mes të tjerash do të ndikonte pa dyshim edhe në botën e botimeve (gazeta, revista, libra, kalendarë). Vjetari i parë u botua në vitin 1263 (1847) dhe ishte vjetari statistikor i Perandorisë Osmane. Ky botim u ndoq me kureshtje në perëndim, prandaj edhe statistika e parë e Perandorisë Osmane, u përkthye në frëngjisht dhe u botua menjëherë nga Bianchi në formë fashikujsh në revistën Journal asiatique, për t’u botuar më pas në vitin 1848, në formën e një libri nën titullin “Le premier annuaire imperial de l’Empire ottoman au tableau de l’etat politique, civil, militaire, juridiciaire et administratif de la Turquie” (Paris 1848). Përveç vjetarëve shtetërore dhe atyre private edhe pushteti lokal, në rang vilajeti botuan vjetarët e tyre. Deri më sot, kanë mbërritur 504 vjetarë të vilajete të ndryshme të ish-Perandorisë Osmane. Për trevat tona shqiptare, ne deri më sot njohim 7 vjetarë të vilajetit të Manastirit, 8 vjetarë të vilajetit të Kosovës, 5 vjetarë të vilajetit të Shkodrës, 8 vjetarë të vilajetit të Janinës dhe 2 vjetarë të vilajetit të Prizrenit. Në këtë artikull, ne jemi bazuar vetëm te shtatë vjetarët osmanë që u hartuan pas ndarjes së fundit administrative në vilajetin e madh të Rumelisë, si rezultat i së cilës, Elbasani u shndërrua në qendër sanxhaku nën varësinë administrative të vilajetit të Manastirit. Në hartimin e tabelave janë përdorur numrat romakë për të dalluar vjetarët njërin nga tjetri. Shkurtimisht, të dhënat për sanxhakun e Elbasanit, në secilin prej vjetarëve, gjendet më poshtë:
Arkiva Dixhitale Elbasan
Title: Administrata lokale dhe demografia e kazasë së Elbasanit, sipas vjetarëve të Manastirit, për periudhën 1888-1896
Description:
Fryma e re reformatore mbi të cilën u ngrit riorganizimi i shtetit osman, pas shpalljes së Tanzimatit, mes të tjerash do të ndikonte pa dyshim edhe në botën e botimeve (gazeta, revista, libra, kalendarë).
Vjetari i parë u botua në vitin 1263 (1847) dhe ishte vjetari statistikor i Perandorisë Osmane.
Ky botim u ndoq me kureshtje në perëndim, prandaj edhe statistika e parë e Perandorisë Osmane, u përkthye në frëngjisht dhe u botua menjëherë nga Bianchi në formë fashikujsh në revistën Journal asiatique, për t’u botuar më pas në vitin 1848, në formën e një libri nën titullin “Le premier annuaire imperial de l’Empire ottoman au tableau de l’etat politique, civil, militaire, juridiciaire et administratif de la Turquie” (Paris 1848).
Përveç vjetarëve shtetërore dhe atyre private edhe pushteti lokal, në rang vilajeti botuan vjetarët e tyre.
Deri më sot, kanë mbërritur 504 vjetarë të vilajete të ndryshme të ish-Perandorisë Osmane.
Për trevat tona shqiptare, ne deri më sot njohim 7 vjetarë të vilajetit të Manastirit, 8 vjetarë të vilajetit të Kosovës, 5 vjetarë të vilajetit të Shkodrës, 8 vjetarë të vilajetit të Janinës dhe 2 vjetarë të vilajetit të Prizrenit.
Në këtë artikull, ne jemi bazuar vetëm te shtatë vjetarët osmanë që u hartuan pas ndarjes së fundit administrative në vilajetin e madh të Rumelisë, si rezultat i së cilës, Elbasani u shndërrua në qendër sanxhaku nën varësinë administrative të vilajetit të Manastirit.
Në hartimin e tabelave janë përdorur numrat romakë për të dalluar vjetarët njërin nga tjetri.
Shkurtimisht, të dhënat për sanxhakun e Elbasanit, në secilin prej vjetarëve, gjendet më poshtë:.

Related Results

Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Elbasani në regjistrimet osmane të viteve 1431, 1468, 1530 dhe 1568
Elbasani në regjistrimet osmane të viteve 1431, 1468, 1530 dhe 1568
Periudha e sundimit osman në trevat shqiptare, në Ballkan, në përgjithësi dhe ajo në Shqipëri, në veçanti, mbetet ende një periudhë, për të cilën dokumentacioni kohor duhet zbardhu...
Struktura arkitekturore e sanxhakut të Nishit gjatë periudhës osmane
Struktura arkitekturore e sanxhakut të Nishit gjatë periudhës osmane
Në periudhën antike dhe të mesme, qyteti i Nishit njihej me emrinNaissus. Ky qytet dallohej për rëndësinë e tij gjeostrategjike përshkak se ishte qendër që lidhte rrugët e asaj koh...
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Në shekullin XVIII, në skenën politike shqiptare dolën një seri figurash të spikatura politike e shoqërore, një pjesë e mirë me prejardhje nga dyer të mëdha fisnike shqiptare; disa...
Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit
Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit
Pjesëmarrjen time në një aktivitet përkujtimor të 110-vjetorit të hapjes së Shkollës Normale në Elbasan, ku u shkollua edhe babai im, e konsiderova një respekt të veçantë. Synimi k...
Krijimi i shteteve ballkanike dhe shqiptarët
Krijimi i shteteve ballkanike dhe shqiptarët
Gadishulli ballkanik, deri në fund të shek. XIX ishte nën zotërimin e Perandorisë Osmane. Rrudhja e Perandorisë Osmane, luftërat e saj me Rusinë dhe ndërhyrja e Fuqive të Mëdha, bë...
Masat e sigurimit dhe disa aspekte të zbatimit në praktikë
Masat e sigurimit dhe disa aspekte të zbatimit në praktikë
Masat e sigurimit janë veprime procedurale që heqin ose kufizojnë lirinë dhe të drejtat e personit ndaj të cilit zhvillohet procedimi penal. Ato kanë si qëllim të parandalojnë vepr...
Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё
Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё
Gjatë diktaturës komuniste, regjimi shqiptar ngriti një numër të konsiderueshëm lapidarësh në pothuajse çdo fshat, qytezë dhe qytet të vendit. Këto monolite prej betoni funksiononi...

Back to Top