Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Bahri Beci, gjuhëtari me kontribute të shquara në fushën e Studimeve Albanologjike

View through CrossRef
Më 20 gusht 2023 u nda nga jeta gjuhëtari me kontribute të shquara në fushën e studimeve albanologjike, akademik Bahri Beci (lindur në Shkodër më 6 mars 1936). Profesor B. Beci ia kushtoi jetën e tij studimit të gjuhës shqipe, duke u angazhuar në fusha e kahe shqyrtimesh nga më të larmishmet. Prurjet e tij shkencore janë të lidhura me studime të thelluara për sistemin gjuhësor të shqipes, të historisë së zhvillimit të kësaj gjuhe, të veçantive përdorimore të saj në plan diakronik e sinkronik, të standardizimit të saj dhe veçantive të historisë së atij standardizimi, të përvetësimit të kësaj gjuhe në moshat shkollore nga nxënësit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Ai përshkroi dhe interpretoi mbi baza të qëndrueshme teorike dialektet e të folmet e ndryshme të shqipes, historinë e formimit të dialekteve, strukturën dialektore të shqipes dhe historinë e strukturës dialektore të shqipes, lidhjet e shqipes me gjuhët e tjera ballkanike, teza dhe hipoteza të lidhura me to (të shprehura nga studiues e albanologë shqiptarë e të huaj), duke përvijuar njëherazi qëndrime vetjake për çështje të caktuara.
Instituti Gjuhësi e Letërsi
Title: Bahri Beci, gjuhëtari me kontribute të shquara në fushën e Studimeve Albanologjike
Description:
Më 20 gusht 2023 u nda nga jeta gjuhëtari me kontribute të shquara në fushën e studimeve albanologjike, akademik Bahri Beci (lindur në Shkodër më 6 mars 1936).
Profesor B.
Beci ia kushtoi jetën e tij studimit të gjuhës shqipe, duke u angazhuar në fusha e kahe shqyrtimesh nga më të larmishmet.
Prurjet e tij shkencore janë të lidhura me studime të thelluara për sistemin gjuhësor të shqipes, të historisë së zhvillimit të kësaj gjuhe, të veçantive përdorimore të saj në plan diakronik e sinkronik, të standardizimit të saj dhe veçantive të historisë së atij standardizimi, të përvetësimit të kësaj gjuhe në moshat shkollore nga nxënësit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Ai përshkroi dhe interpretoi mbi baza të qëndrueshme teorike dialektet e të folmet e ndryshme të shqipes, historinë e formimit të dialekteve, strukturën dialektore të shqipes dhe historinë e strukturës dialektore të shqipes, lidhjet e shqipes me gjuhët e tjera ballkanike, teza dhe hipoteza të lidhura me to (të shprehura nga studiues e albanologë shqiptarë e të huaj), duke përvijuar njëherazi qëndrime vetjake për çështje të caktuara.

Related Results

Vlera e të mësuarit përgjatë tërë jetës sipas koncepteve Islame
Vlera e të mësuarit përgjatë tërë jetës sipas koncepteve Islame
Të mësuarit përgjatë gjithë jetës është prej parimeve të fesë Islame. Nëse i japim një vështrim Kuranit Famëlartë këtë do ta hasim në shumë ajete të tij, siç janë: “O Zoti im shtom...
Bashka e artë arvanite e prof. Tito Jochalas
Bashka e artë arvanite e prof. Tito Jochalas
Prof. Tito Jochalas është një emër i mirënjohur në studimet albanologjike. Ka kryer studimet e larta filologjike në Universitetin e Athinës (1965). Punoi në fillim si lektor i gjuh...
“Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji” pesë dekada në shërbim të Albanologjisë dhe të shkencave albanologjike
“Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji” pesë dekada në shërbim të Albanologjisë dhe të shkencave albanologjike
Viti 2020 shënon përvjetorin e pesëdhjetë të një Projekti të rëndësishëm të komunikimit kulturor e shkencor gjithëshqiptar dhe më gjerë. Është ky një organ shkencor i Institutit Al...
Konferencë shkencore “studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”
Konferencë shkencore “studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”
Më datën 29 qershor 2023, pranë Muzeut Arkeologjik të Akademisë së Studimeve Albanologjike u mbajt konferenca shkencore “Studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvi...
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Kur’ani është zbritur si mëshirë dhe udhëzim për gjithë njerëzimin. Duke pasur parasysh këtë fakt, nga njëra anë dhe se jo të gjithë myslimanët e flasin gjuhën arabe, por edhe njer...
Genciana Abazi-Egro (28.11.1970 - 25.8.2024)
Genciana Abazi-Egro (28.11.1970 - 25.8.2024)
Më 25 gusht 2024, u nda nga jeta Prof. Dr. Genciana Abazi-Egro, një figurë e shquar në fushën e studimeve orientale dhe në albanologji. Kontributet e saj shkencore kanë lënë gjurmë...
Prof.dr. Izber Hoti
Prof.dr. Izber Hoti
Izber Hoti u lind më 15 gusht 1948 në fshatin Revuçë afër Podujevës. Shkollën fillore, Normalen, Fakultetin Filozofik, Degën e Historisë, dhe studimet pasuniversitare i kreu në Pri...
Aktivitetet e Institutit të Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë gjatë vitit 2021
Aktivitetet e Institutit të Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë gjatë vitit 2021
Gjatë vitit në 2021 IHP ka organizuar disa konferenca shkencore, të cilat krahas shënimit të disa ngjarjeve historike kishin për qëllim edhe sjelljen dhe prezantimin e rezultateve ...

Back to Top