Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Krijimi i shteteve ballkanike dhe shqiptarët

View through CrossRef
Gadishulli ballkanik, deri në fund të shek. XIX ishte nën zotërimin e Perandorisë Osmane. Rrudhja e Perandorisë Osmane, luftërat e saj me Rusinë dhe ndërhyrja e Fuqive të Mëdha, bëri që dalëngadalë, osmanët të humbasin terrenin në Ballkan. Veç këtyre faktorëve të jashtëm, nuk ka dyshim se edhe vetë lëvizjet e brendshme të popujve të Ballkanit përsh-pejtuan humbjen e autoritetit osman. Duke u nisur që në njëzet vitet e para të shek. XIX, Serbia Mali i Zi, Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria filluan të shfaqin hapur platformat e tyre politike, kulturore për krijimin e shteteve autonome dhe pse jo të pavarura nga Perandoria Osmane. Shekulli XIX, krijoi një sërë kushtesh të favorshme për lëvizjen kombëtare ball- kanike: shthurja e marrëdhënieve feudale, lindja e një shtrese të re të borgjezisë, ndonëse paraqitej e dobët në pikëpamje ekonomike dhe politike, rënia e fuqisë së Perandorisë Os- mane si dhe ndërhyra gjithnjë e më e madhe e Fuqive evropiane drejt Ballkanit. Në qendër të tyre fillimisht ishte lëvizja për arsim dhe kulturë kombëtare që u frymëzua nga Rilindja e hershme evropiane. Kombet ballkanike kësisoj kërkuan të veçoheshin përfundimisht nga ndikimi osman dhe t’i japin vendin që duhej gjuhës dhe kulturës së tyre që rrezikonte të humbiste vlerat e saj përballë pushtimit turk. I gjithë ky aksion arsimor dhe kulturor kishte tipare të njëjta për të gjithë; serbët, shqiptarët, malazezët, grekët dhe bullgarët.
Albanian University
Title: Krijimi i shteteve ballkanike dhe shqiptarët
Description:
Gadishulli ballkanik, deri në fund të shek.
XIX ishte nën zotërimin e Perandorisë Osmane.
Rrudhja e Perandorisë Osmane, luftërat e saj me Rusinë dhe ndërhyrja e Fuqive të Mëdha, bëri që dalëngadalë, osmanët të humbasin terrenin në Ballkan.
Veç këtyre faktorëve të jashtëm, nuk ka dyshim se edhe vetë lëvizjet e brendshme të popujve të Ballkanit përsh-pejtuan humbjen e autoritetit osman.
Duke u nisur që në njëzet vitet e para të shek.
XIX, Serbia Mali i Zi, Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria filluan të shfaqin hapur platformat e tyre politike, kulturore për krijimin e shteteve autonome dhe pse jo të pavarura nga Perandoria Osmane.
Shekulli XIX, krijoi një sërë kushtesh të favorshme për lëvizjen kombëtare ball- kanike: shthurja e marrëdhënieve feudale, lindja e një shtrese të re të borgjezisë, ndonëse paraqitej e dobët në pikëpamje ekonomike dhe politike, rënia e fuqisë së Perandorisë Os- mane si dhe ndërhyra gjithnjë e më e madhe e Fuqive evropiane drejt Ballkanit.
Në qendër të tyre fillimisht ishte lëvizja për arsim dhe kulturë kombëtare që u frymëzua nga Rilindja e hershme evropiane.
Kombet ballkanike kësisoj kërkuan të veçoheshin përfundimisht nga ndikimi osman dhe t’i japin vendin që duhej gjuhës dhe kulturës së tyre që rrezikonte të humbiste vlerat e saj përballë pushtimit turk.
I gjithë ky aksion arsimor dhe kulturor kishte tipare të njëjta për të gjithë; serbët, shqiptarët, malazezët, grekët dhe bullgarët.

Related Results

Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Përparësitë dhe efektet e rendit juridik komunitar
Përparësitë dhe efektet e rendit juridik komunitar
Themelimi i Bashkimit Europian imponoi nevojën për të “konceptuar” një sërë aktesh legjislative të cilat duhet të rregullonin marrëdhëniet mes Unionit dhe Shteteve Anëtare, mes Sht...
Elbasani në regjistrimet osmane të viteve 1431, 1468, 1530 dhe 1568
Elbasani në regjistrimet osmane të viteve 1431, 1468, 1530 dhe 1568
Periudha e sundimit osman në trevat shqiptare, në Ballkan, në përgjithësi dhe ajo në Shqipëri, në veçanti, mbetet ende një periudhë, për të cilën dokumentacioni kohor duhet zbardhu...
Shuhet Albanologu Wilfried Fiedler
Shuhet Albanologu Wilfried Fiedler
Albanologjia në Gjermani tronditet rishtas këtë vit me një ngjarje të hidhur. Largohet papritur prej nesh Wilfried Fiedler, i mirënjohur në diskursin kulturor intelektual shqiptar ...
Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё
Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё
Gjatë diktaturës komuniste, regjimi shqiptar ngriti një numër të konsiderueshëm lapidarësh në pothuajse çdo fshat, qytezë dhe qytet të vendit. Këto monolite prej betoni funksiononi...
Struktura arkitekturore e sanxhakut të Nishit gjatë periudhës osmane
Struktura arkitekturore e sanxhakut të Nishit gjatë periudhës osmane
Në periudhën antike dhe të mesme, qyteti i Nishit njihej me emrinNaissus. Ky qytet dallohej për rëndësinë e tij gjeostrategjike përshkak se ishte qendër që lidhte rrugët e asaj koh...
Poet Sulejman Naibi
Poet Sulejman Naibi
Përhapja e islamit në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga problemet historike,  sociale  dhe  fetare  që  tërheq  vëmendjen e studiuesve. Debatet akademike ndahen në parashtrimin e ...
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Në shekullin XVIII, në skenën politike shqiptare dolën një seri figurash të spikatura politike e shoqërore, një pjesë e mirë me prejardhje nga dyer të mëdha fisnike shqiptare; disa...

Back to Top