Javascript must be enabled to continue!
Poet Sulejman Naibi
View through CrossRef
Përhapja e islamit në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga problemet historike, sociale dhe fetare që tërheq vëmendjen e studiuesve. Debatet akademike ndahen në parashtrimin e problemit nëse feja islame në Shqipëri ka qenë një konvertim vullnetar apo i imponuar nga osmanët.
Gjatë shekullit të 18-të Berati, Elbasani dhe Gjirokastra, përshkruar një shekull më parë nga Evlia Çelebiu si qendra urbane shqiptare, ku kultura islame kishte filluar të lulëzonte, u bënë qendra ku lulëzoi kultura islame dhe poezia me motive orientale. Poezia është shkruar në gjuhën shqipe duke përdorur alfabetin arab. Zhvillimi i kulturës vendase në bazë të modeleve orientale lejoi që kultura urbane islame t'i bashkohej rretheve kulturore të Perandorisë Osmane.Sulejman Naibi është poeti i dytë, pas Nezim Frakullës, që na la një divan shqiptar. Naibi ishte njohës i mirë i gjuhëve orientale dhe në poezitë e tij riprodhonte poezinë e orientit. Karakteristika e poezisë së Naibit është lirizmi i saj, i bazuar në figurat standarde të të folurit oriental dhe në konceptet filozofike orientale. Përmes tropeve të pasura, të gjalla dhe shumëngjyrëshe, Naibi e bën dashurinë krejt natyrale. Ai është një nga të paktët që shkruan për bukurinë femërore. Poezia e Naibit nuk është plotësisht kuptueshme dhe për këtë arsye duket se është lënë në hije dhe jashtë fokusit nga historia e letërsisë shqiptare. Poezia e Sulejman Naibit dhe tekstet e tij kushtuar natyrës dhe gruas mund të jenë një urë lidhëse midis lirizmit popullor dhe letërsisë së kultivuar.
Title: Poet Sulejman Naibi
Description:
Përhapja e islamit në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga problemet historike, sociale dhe fetare që tërheq vëmendjen e studiuesve.
Debatet akademike ndahen në parashtrimin e problemit nëse feja islame në Shqipëri ka qenë një konvertim vullnetar apo i imponuar nga osmanët.
Gjatë shekullit të 18-të Berati, Elbasani dhe Gjirokastra, përshkruar një shekull më parë nga Evlia Çelebiu si qendra urbane shqiptare, ku kultura islame kishte filluar të lulëzonte, u bënë qendra ku lulëzoi kultura islame dhe poezia me motive orientale.
Poezia është shkruar në gjuhën shqipe duke përdorur alfabetin arab.
Zhvillimi i kulturës vendase në bazë të modeleve orientale lejoi që kultura urbane islame t'i bashkohej rretheve kulturore të Perandorisë Osmane.
Sulejman Naibi është poeti i dytë, pas Nezim Frakullës, që na la një divan shqiptar.
Naibi ishte njohës i mirë i gjuhëve orientale dhe në poezitë e tij riprodhonte poezinë e orientit.
Karakteristika e poezisë së Naibit është lirizmi i saj, i bazuar në figurat standarde të të folurit oriental dhe në konceptet filozofike orientale.
Përmes tropeve të pasura, të gjalla dhe shumëngjyrëshe, Naibi e bën dashurinë krejt natyrale.
Ai është një nga të paktët që shkruan për bukurinë femërore.
Poezia e Naibit nuk është plotësisht kuptueshme dhe për këtë arsye duket se është lënë në hije dhe jashtë fokusit nga historia e letërsisë shqiptare.
Poezia e Sulejman Naibit dhe tekstet e tij kushtuar natyrës dhe gruas mund të jenë një urë lidhëse midis lirizmit popullor dhe letërsisë së kultivuar.
Related Results
Black Wax(ing): On Gil Scott-Heron and the Walking Interlude
Black Wax(ing): On Gil Scott-Heron and the Walking Interlude
The film opens in an unidentified wax museum. The camera pans from right to left, zooming in on key Black historical figures who have been memorialized in wax. W.E.B. Du Bois, Mari...
CELAYIRLI EMİRÜ’L-ÜMERALIĞINDAN EMİR TİMUR’UN TABİİYETİNE: EMİR ADİL AKA’NIN SERENCAMI
CELAYIRLI EMİRÜ’L-ÜMERALIĞINDAN EMİR TİMUR’UN TABİİYETİNE: EMİR ADİL AKA’NIN SERENCAMI
İlhanlı Devleti’nin yıkılışıyla birlikte Bağdat merkezli kurulan Celayırlı Devleti, Sultan Şeyh Üveys (h. 1356-1374) döneminde İlhanlıların varisi olarak onların topraklarının nere...
In Pursuit of Poem Shadows
In Pursuit of Poem Shadows
Born in the small Extremaduran town of Moraleja in 1946, Spanish poet Pureza Canelo, at the age of twenty-five, published her first collections of poetry, Celda verde and Lugar com...
The Political Philosophy of Allama Iqbal and Its Impacts on Muslim Politics in South Asia during 20th Century
The Political Philosophy of Allama Iqbal and Its Impacts on Muslim Politics in South Asia during 20th Century
TThis is an analytical study about the political role of Allama Iqbal. The paper primarily deals with the contribution of Iqbal as a poet and how his poetry influenced on the Musli...
Miroslav Válek: Three Stages of Canonicity
Miroslav Válek: Three Stages of Canonicity
The article focuses on the seminal Slovak poet Miroslav Válek (1927–1991) and his place in the Slovak literary canon. It reconstructs Válek’s literary trajectory, from being a poet...
ANTANO BARANAUSKO ASMENINĖ BIBLIOTEKA
ANTANO BARANAUSKO ASMENINĖ BIBLIOTEKA
A personal library of a well-known Lithuanian poet, linguist, mathematician, translator and Bishop of Sejny Antanas Baranauskas (1835–1902) has never been an object of any research...
Ethan Campbell, The Gawain-Poet and Fourteenth-Century English Anti-Clerical Tradition. Research in Medieval and Early Modern Culture. Kalamazoo, MI: Medieval Institute Publications / Western Michigan University, 2018, pp. 238.
Ethan Campbell, The Gawain-Poet and Fourteenth-Century English Anti-Clerical Tradition. Research in Medieval and Early Modern Culture. Kalamazoo, MI: Medieval Institute Publications / Western Michigan University, 2018, pp. 238.
In the past four years, there has been a flurry of valuable new work on the poems of the Gawain-poet (also known as the Pearl-poet), which includes new editions, translations, mono...
The Faces of Florence in Aleksandr Blok’s Italian Poems
The Faces of Florence in Aleksandr Blok’s Italian Poems
This article examines the first two poems in Aleksandr Blok’s cycle Florence, which describe two opposite images of the city. The poet visited Italy in 1909, and his impressions ar...

