Javascript must be enabled to continue!
Masat e sigurimit dhe disa aspekte të zbatimit në praktikë
View through CrossRef
Masat e sigurimit janë veprime procedurale që heqin ose kufizojnë lirinë dhe të drejtat e personit ndaj të cilit zhvillohet procedimi penal. Ato kanë si qëllim të parandalojnë veprimtarinë e mëtejshme kriminale të atij që ka kryer një vepër penale, të pengojnë shmangien e tij nga
procedimi, përpjekjet që ai mund të bëjë për të vënë në rrezik marrjen e provës ose vërtetësinë e saj, si dhe të garantojnë shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga vepra penale. Liria e personit është e drejtë e mbrojtur në Kushtetutë, që mund të kufizohet vetëm me ligj, në përpjesëtim me gjendjen që ka diktuar kufizimin, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi nuk mund të cenojë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Masat e sigurimit aplikohen për shkaqe dhe kritere të përcaktuara në mënyrë të qartë në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga gjykatat e të gjitha shkallëve. Ky punim synon të paraqesë kushtet dhe kriteret për caktimin e masës së sigurimit personal, duke u ndalur në trajtimin e disa rasteve nga praktika gjyqësore, lidhur me zbatimin e drejtë të dispozitave për caktimin e masave të sigurimit. Metodologjia e përdorur në këtë punim ka të bëjë me analizën ligjore të ligjit procedural penal mbi zbatimin e masave të sigurimit, kryesisht personal, si dhe studimi dhe analiza e rasteve praktike të gjykatave tona lidhur me caktimin drejtë të masave të sigurimit personal, duke respektuar kushtet dhe kriteret e parashikuara nga ligji procedural penal.
Title: Masat e sigurimit dhe disa aspekte të zbatimit në praktikë
Description:
Masat e sigurimit janë veprime procedurale që heqin ose kufizojnë lirinë dhe të drejtat e personit ndaj të cilit zhvillohet procedimi penal.
Ato kanë si qëllim të parandalojnë veprimtarinë e mëtejshme kriminale të atij që ka kryer një vepër penale, të pengojnë shmangien e tij nga
procedimi, përpjekjet që ai mund të bëjë për të vënë në rrezik marrjen e provës ose vërtetësinë e saj, si dhe të garantojnë shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga vepra penale.
Liria e personit është e drejtë e mbrojtur në Kushtetutë, që mund të kufizohet vetëm me ligj, në përpjesëtim me gjendjen që ka diktuar kufizimin, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.
Kufizimi nuk mund të cenojë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Masat e sigurimit aplikohen për shkaqe dhe kritere të përcaktuara në mënyrë të qartë në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga gjykatat e të gjitha shkallëve.
Ky punim synon të paraqesë kushtet dhe kriteret për caktimin e masës së sigurimit personal, duke u ndalur në trajtimin e disa rasteve nga praktika gjyqësore, lidhur me zbatimin e drejtë të dispozitave për caktimin e masave të sigurimit.
Metodologjia e përdorur në këtë punim ka të bëjë me analizën ligjore të ligjit procedural penal mbi zbatimin e masave të sigurimit, kryesisht personal, si dhe studimi dhe analiza e rasteve praktike të gjykatave tona lidhur me caktimin drejtë të masave të sigurimit personal, duke respektuar kushtet dhe kriteret e parashikuara nga ligji procedural penal.
Related Results
Mjetet mësimore – zbatimi në lëndën “Njeriu dhe natyra”
Mjetet mësimore – zbatimi në lëndën “Njeriu dhe natyra”
Mjetet mësimore luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ngritjen e konkretizimit të mësimit që aj të jetë sa më efikase. Sikurse çdo lëndë tjetër që luan rolin duke zbatuar konkreti...
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Në shekullin XVIII, në skenën politike shqiptare dolën një seri figurash të spikatura politike e shoqërore, një pjesë e mirë me prejardhje nga dyer të mëdha fisnike shqiptare; disa...
Recognition of the other in Muslim intellectual history
Recognition of the other in Muslim intellectual history
Diversiteti fetar mund të jetë burimi i konflikteve dhe dhunës. Qasje jo-ekskluziviste ndaj diverzitetit fetar e cila e mundëson justifikimin dhe njohjen e tjetrit fetar mund të sh...
Herbalizmi dentar
Herbalizmi dentar
Kurimi i patologjive të ndryshme shëndetësore nëpërmjet bimëve tashmë njihet në të gjithë botën. Janë të njohura efektet e tyre antimikrobiale, antifungal, antivirale etj., veti kë...
Struktura arkitekturore e sanxhakut të Nishit gjatë periudhës osmane
Struktura arkitekturore e sanxhakut të Nishit gjatë periudhës osmane
Në periudhën antike dhe të mesme, qyteti i Nishit njihej me emrinNaissus. Ky qytet dallohej për rëndësinë e tij gjeostrategjike përshkak se ishte qendër që lidhte rrugët e asaj koh...
Krijimi i shteteve ballkanike dhe shqiptarët
Krijimi i shteteve ballkanike dhe shqiptarët
Gadishulli ballkanik, deri në fund të shek. XIX ishte nën zotërimin e Perandorisë Osmane. Rrudhja e Perandorisë Osmane, luftërat e saj me Rusinë dhe ndërhyrja e Fuqive të Mëdha, bë...
Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё
Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё
Gjatë diktaturës komuniste, regjimi shqiptar ngriti një numër të konsiderueshëm lapidarësh në pothuajse çdo fshat, qytezë dhe qytet të vendit. Këto monolite prej betoni funksiononi...

