Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Herbalizmi dentar

View through CrossRef
Kurimi i patologjive të ndryshme shëndetësore nëpërmjet bimëve tashmë njihet në të gjithë botën. Janë të njohura efektet e tyre antimikrobiale, antifungal, antivirale etj., veti këto që mund të shfrytëzohen për të trajtuar patologji edhe në kavitetin oral. Nga ana tjetër, kur krahasohen me medikamentet, bimët janë më të sigurta në përdorim dhe më me pak efekte anësore. Qëllimi. Si ndikon në reduktimin e pllakës dentare dhe kariesin dentar përdorimi i disa bimëve (kanellës, stivias, propolisit dhe lëkurës së portokallit). Materiale dhe metoda. Ky studim është një rishikim literature, në vetvete kualitativ, duke qenë se është bazuar në literaturë ekzistuese. Duke përdorur fjalët kyçe për kërkimin e artikujve në lidhje me temën, u shfaqën rreth 500 artikuj. Nga këto u zgjodhën 8 artikuj që u shfrytëzuan për qëllimin e studimit. Artikujt e përzgjedhur përfshinin studime në lidhje me bimët e interesit dhe me efektet që ato kanë në pllakë dhe inhibimin e evolucionit të kariesit. Artikujt i përkasin viteve të fundit dhe trajtojnë studime in vivo/in vitro që janë kryer duke përdorur bimët e interesit. Rezultate. Aprovimi i potencialeve në frenimin e aktivitetit mikrobial dhe reduktimin e akumulimit të pllakës patogjene në kavitetin oral, janë disa nga rezultatet e këtij studimi. Interesant është fakti që studiues të ndryshëm kanë nxjerrë rezultate të përafërta me njëri tjetrin lidhur me vetitë pozitive të bimëve të interesit. Konkluzione. Është i padiskutueshëm fakti që bimët kanë pranueshmëri më të mirë nga ana e pacientit dhe më pak efekte anësore. Studimet e kryera kanë lënë rrugë të hapur drejt mundësive të përfshirjes së bimëve të interesit në produktet e higjenës orale. Mungesa e standardizmit të kësaj disipline dhe e një instituti kërkimor përbën kufizim për këtë punë kërkimore.
Title: Herbalizmi dentar
Description:
Kurimi i patologjive të ndryshme shëndetësore nëpërmjet bimëve tashmë njihet në të gjithë botën.
Janë të njohura efektet e tyre antimikrobiale, antifungal, antivirale etj.
, veti këto që mund të shfrytëzohen për të trajtuar patologji edhe në kavitetin oral.
Nga ana tjetër, kur krahasohen me medikamentet, bimët janë më të sigurta në përdorim dhe më me pak efekte anësore.
Qëllimi.
Si ndikon në reduktimin e pllakës dentare dhe kariesin dentar përdorimi i disa bimëve (kanellës, stivias, propolisit dhe lëkurës së portokallit).
Materiale dhe metoda.
Ky studim është një rishikim literature, në vetvete kualitativ, duke qenë se është bazuar në literaturë ekzistuese.
Duke përdorur fjalët kyçe për kërkimin e artikujve në lidhje me temën, u shfaqën rreth 500 artikuj.
Nga këto u zgjodhën 8 artikuj që u shfrytëzuan për qëllimin e studimit.
Artikujt e përzgjedhur përfshinin studime në lidhje me bimët e interesit dhe me efektet që ato kanë në pllakë dhe inhibimin e evolucionit të kariesit.
Artikujt i përkasin viteve të fundit dhe trajtojnë studime in vivo/in vitro që janë kryer duke përdorur bimët e interesit.
Rezultate.
Aprovimi i potencialeve në frenimin e aktivitetit mikrobial dhe reduktimin e akumulimit të pllakës patogjene në kavitetin oral, janë disa nga rezultatet e këtij studimi.
Interesant është fakti që studiues të ndryshëm kanë nxjerrë rezultate të përafërta me njëri tjetrin lidhur me vetitë pozitive të bimëve të interesit.
Konkluzione.
Është i padiskutueshëm fakti që bimët kanë pranueshmëri më të mirë nga ana e pacientit dhe më pak efekte anësore.
Studimet e kryera kanë lënë rrugë të hapur drejt mundësive të përfshirjes së bimëve të interesit në produktet e higjenës orale.
Mungesa e standardizmit të kësaj disipline dhe e një instituti kërkimor përbën kufizim për këtë punë kërkimore.

Related Results

Hipomineralizimi i molarit dhe incizivit
Hipomineralizimi i molarit dhe incizivit
Çrregullimet strukturale të smaltit dentar janë patologji që hasen shpesh tek dhëmbët e përhershëm. Ato variojnë në paraqitjen e tyre përsa i përket shtrirjes, kufizimit, si dhe ng...
Terapia vitale në patologjitë pulpare të dhëmbëve të përkohshëm: Konsiderata klinike
Terapia vitale në patologjitë pulpare të dhëmbëve të përkohshëm: Konsiderata klinike
Përfshirja e hershme e pulpës si pasojë e kariesit dentar të patrajtuar është një situatë klinike shumë e shpeshtë në praktikën e dentistrisë pediatrike. Kjo vjen si pasojë e një s...
Raportim rasti: krahasimi i herbst tradicional dhe herbst të fiksuar mbi minivida
Raportim rasti: krahasimi i herbst tradicional dhe herbst të fiksuar mbi minivida
Malokluzioni i klasës II është një nga problematikat më të zakonshme në ortodonci, shpesh trajtuar me aparatin Herbst. Ky raport paraqet një krahasim klinik midis Herbst-it tradici...

Back to Top