Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Shuhet Albanologu Wilfried Fiedler

View through CrossRef
Albanologjia në Gjermani tronditet rishtas këtë vit me një ngjarje të hidhur. Largohet papritur prej nesh Wilfried Fiedler, i mirënjohur në diskursin kulturor intelektual shqiptar dhe ballkanik si njohësi më i thelluar dhe më produktiv në studimet gjuhësore albanologjike dhe ato ballkanike bashkëkohore në hapësirën gjermanishtfolëse, anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Wilfried Fiedler lindi në vitin 1933 në Oberfrohna (Saksoni/RFGJ) dhe u shpërngul qysh në rini në Berlin, ku studioi në Universitetin Humboldt në fushat e sllavistikës e të filologjive të tjera të Europës Juglindore dhe Lindore. Prej vitit 1955 filloi karrierën e tij shkencore si punonjës shkencor në institutin e Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave të Gjermane (në Berlinin lindor) dhe katër vite më vonë, pas njohjes së thelluar të shqipes edhe si docent i saj në Universitetin Humboldt. Ky angazhim e shoqëroi 30 vjet me radhë aktivitetin e tij shkencor-universitar dhe intelektual (1957-1989). Bashkimi i Gjermanisë e solli Fiedler-in në Perëndim, në Universitetin elitar Ludwig-Maximilian të Mynihut, si pasardhës i profesurës për albanologji që kishte themeluar profesor Martin Camaj, një pozicion ky që e shoqëroi deri në daljen e tij në pension (1991-1998). Angazhimi universitar, krahas atij shkencor, mbeti gjithsesi deri në fund pjesë e jetës së tij aktive si specialisti i shumëkërkuar i shqipes në universitetet e Jenës dhe të Mynihut.
Instituti Gjuhësi e Letërsi
Title: Shuhet Albanologu Wilfried Fiedler
Description:
Albanologjia në Gjermani tronditet rishtas këtë vit me një ngjarje të hidhur.
Largohet papritur prej nesh Wilfried Fiedler, i mirënjohur në diskursin kulturor intelektual shqiptar dhe ballkanik si njohësi më i thelluar dhe më produktiv në studimet gjuhësore albanologjike dhe ato ballkanike bashkëkohore në hapësirën gjermanishtfolëse, anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Wilfried Fiedler lindi në vitin 1933 në Oberfrohna (Saksoni/RFGJ) dhe u shpërngul qysh në rini në Berlin, ku studioi në Universitetin Humboldt në fushat e sllavistikës e të filologjive të tjera të Europës Juglindore dhe Lindore.
Prej vitit 1955 filloi karrierën e tij shkencore si punonjës shkencor në institutin e Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave të Gjermane (në Berlinin lindor) dhe katër vite më vonë, pas njohjes së thelluar të shqipes edhe si docent i saj në Universitetin Humboldt.
Ky angazhim e shoqëroi 30 vjet me radhë aktivitetin e tij shkencor-universitar dhe intelektual (1957-1989).
Bashkimi i Gjermanisë e solli Fiedler-in në Perëndim, në Universitetin elitar Ludwig-Maximilian të Mynihut, si pasardhës i profesurës për albanologji që kishte themeluar profesor Martin Camaj, një pozicion ky që e shoqëroi deri në daljen e tij në pension (1991-1998).
Angazhimi universitar, krahas atij shkencor, mbeti gjithsesi deri në fund pjesë e jetës së tij aktive si specialisti i shumëkërkuar i shqipes në universitetet e Jenës dhe të Mynihut.

Related Results

Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Buchbesprechungen
Buchbesprechungen
Jadranka DieterGünther Horn: »Ich träum, ich wär in einem Schloss eineKönigin.« Hören, was Kinder in der Katathym ImaginativenPsychotherapie (KIP) ­ erleben 62 Ingrid ReichmannCla...
Wilfried Krätzschmar und sein kompositorisches Werk
Wilfried Krätzschmar und sein kompositorisches Werk
The work of Wilfried Krätzschmar (born in Dresden in 1944) encompasses advanced instrumental and vocal music and is a lasting testimony to recent German cultural history. Both the ...
Wilfried-Lorenz-Versorgungsforschungspreis 2018
Wilfried-Lorenz-Versorgungsforschungspreis 2018
Das Deutsche Netzwerk Versorgungsforschung e.V. vergibt in diesem Jahr zum vierten Mal den Wilfried-Lorenz-Versorgungsforschungspreis. Der Preis dient der Weiterentwicklung der Ver...
Antaŭparolo
Antaŭparolo
La tria numero de la nova serio de Esperantologio / Esperanto Studies nun troviĝas antaŭ vi. En sia nova vesto, la revuo estas denove firme establita. Tiu ĉi tria numero proponas e...
Rezension von: Fiedler, Resi, Katalog Kirchheim unter Teck
Rezension von: Fiedler, Resi, Katalog Kirchheim unter Teck
Resi Fiedler: Katalog Kirchheim unter Teck. Die vor- und frühgeschichtlichen Funde im Heimat-Museum. (Veröffentlichung des Staatlichen Amtes für Denkmalpflege 7.) Stuttgart: Silber...
Rezension von: Bauer, Dieter R.; Mertens, Dieter; Setzler, Wilfried (Hrsg.), Netzwerk Landesgeschichte
Rezension von: Bauer, Dieter R.; Mertens, Dieter; Setzler, Wilfried (Hrsg.), Netzwerk Landesgeschichte
Netzwerk Landesgeschichte, Gedenkschrift für Sönke Lorenz, hg. von Dieter R. Bauer, Dieter Mertens und Wilfried Setzler (Tübinger Bausteine zur Landesgeschichte 21), Ostfildern: Ja...

Back to Top