Javascript must be enabled to continue!
Monumentet e natyrës dhe të kulturës në vitet e socializmit
View through CrossRef
Në vitet e socializmit, pushteti popullor në Shqipëri, madje e gjithë shoqëria shqiptare, u jepnin rëndësi të posaçme dhe kishin, po kështu, edhe vlerësim të lartë për çeshtjen e vlerat e monumenteve të kulturës. Sigu-risht, kjo nuk ishte diçka e rastit, po ishte rrjedhojë e politikës realiste, që ndiqte Partia e Punës së Shqipërisë në pushtet, e cila gjithnjë tregohej e vëmendshme ndaj sektorit, jetës e problemeve të monumenteve të kulturës, e vlerësonte këtë veprimtari me vlera e rëndësi të spi-katur për shoqërinë e historinë shqiptare, në kuptimin më të gjerë të fjalës. Ajo nuk i kufizonte përmbajtjen, kuptimin e rolin e monumenteve thjesht në kuadrin e monumenteve të kulturës. Partia, shteti, institucionet, opinioni shoqëror, në konceptin monument perfshinin, monumente të kulturës, po edhe një ndërtesë të vjetër arti, edhe një urë, një banesë a diçka tjetër me vlera ar-tistike, kulturore e historike, arkeologjike, arkitekturore, edhe veprat, dokumentet, deshmitë e para-monumente të shkrimit të gjuhës shqipe etj. Po kuptohej, gjithashtu, edhe një vepër e shkruar, me vlera të shquara historike, kulturore, shkencore për të shkuaren e vendit e për të tashmen e tij, për qenien e popullit shqiptar. Shteti e po-pulli shqiptar çmonin të gjitha pasuritë e trashëguara në shekuj dhe ato të krijuara në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe në dekadat e ndërtimit socialist të vendit – veprat monumentale të ngritura, studimet monumentale të kryera, kompozimet monumentale të bëra, ndërtesat, urat e ansamblet monumentale, pikturat, skulpturat, tablotë monumentale, qendrat monumenta-le në qytete, zona të banuara e fshatra. Në përpjekjet e saj për të krijuar vepra monumentale, madhështore, të cilat linin mbresa të thella me përmasat e veta të mëdha e me përmbajtjen e tyre të thellë popullore–kombëtare, me madhështinë që shprehnin e trajtat përgjithësuese të papara, që ngrinin lart e i thurnin lavdi heroizmit të po-pullit, bijve të shquar të tij.
Title: Monumentet e natyrës dhe të kulturës në vitet e socializmit
Description:
Në vitet e socializmit, pushteti popullor në Shqipëri, madje e gjithë shoqëria shqiptare, u jepnin rëndësi të posaçme dhe kishin, po kështu, edhe vlerësim të lartë për çeshtjen e vlerat e monumenteve të kulturës.
Sigu-risht, kjo nuk ishte diçka e rastit, po ishte rrjedhojë e politikës realiste, që ndiqte Partia e Punës së Shqipërisë në pushtet, e cila gjithnjë tregohej e vëmendshme ndaj sektorit, jetës e problemeve të monumenteve të kulturës, e vlerësonte këtë veprimtari me vlera e rëndësi të spi-katur për shoqërinë e historinë shqiptare, në kuptimin më të gjerë të fjalës.
Ajo nuk i kufizonte përmbajtjen, kuptimin e rolin e monumenteve thjesht në kuadrin e monumenteve të kulturës.
Partia, shteti, institucionet, opinioni shoqëror, në konceptin monument perfshinin, monumente të kulturës, po edhe një ndërtesë të vjetër arti, edhe një urë, një banesë a diçka tjetër me vlera ar-tistike, kulturore e historike, arkeologjike, arkitekturore, edhe veprat, dokumentet, deshmitë e para-monumente të shkrimit të gjuhës shqipe etj.
Po kuptohej, gjithashtu, edhe një vepër e shkruar, me vlera të shquara historike, kulturore, shkencore për të shkuaren e vendit e për të tashmen e tij, për qenien e popullit shqiptar.
Shteti e po-pulli shqiptar çmonin të gjitha pasuritë e trashëguara në shekuj dhe ato të krijuara në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe në dekadat e ndërtimit socialist të vendit – veprat monumentale të ngritura, studimet monumentale të kryera, kompozimet monumentale të bëra, ndërtesat, urat e ansamblet monumentale, pikturat, skulpturat, tablotë monumentale, qendrat monumenta-le në qytete, zona të banuara e fshatra.
Në përpjekjet e saj për të krijuar vepra monumentale, madhështore, të cilat linin mbresa të thella me përmasat e veta të mëdha e me përmbajtjen e tyre të thellë popullore–kombëtare, me madhështinë që shprehnin e trajtat përgjithësuese të papara, që ngrinin lart e i thurnin lavdi heroizmit të po-pullit, bijve të shquar të tij.
Related Results
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Poet Sulejman Naibi
Poet Sulejman Naibi
Përhapja e islamit në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga problemet historike, sociale dhe fetare që tërheq vëmendjen e studiuesve. Debatet akademike ndahen në parashtrimin e ...
Krijimi i shteteve ballkanike dhe shqiptarët
Krijimi i shteteve ballkanike dhe shqiptarët
Gadishulli ballkanik, deri në fund të shek. XIX ishte nën zotërimin e Perandorisë Osmane. Rrudhja e Perandorisë Osmane, luftërat e saj me Rusinë dhe ndërhyrja e Fuqive të Mëdha, bë...
Struktura arkitekturore e sanxhakut të Nishit gjatë periudhës osmane
Struktura arkitekturore e sanxhakut të Nishit gjatë periudhës osmane
Në periudhën antike dhe të mesme, qyteti i Nishit njihej me emrinNaissus. Ky qytet dallohej për rëndësinë e tij gjeostrategjike përshkak se ishte qendër që lidhte rrugët e asaj koh...
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Në shekullin XVIII, në skenën politike shqiptare dolën një seri figurash të spikatura politike e shoqërore, një pjesë e mirë me prejardhje nga dyer të mëdha fisnike shqiptare; disa...
Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit
Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit
Pjesëmarrjen time në një aktivitet përkujtimor të 110-vjetorit të hapjes së Shkollës Normale në Elbasan, ku u shkollua edhe babai im, e konsiderova një respekt të veçantë. Synimi k...
Shuhet Albanologu Wilfried Fiedler
Shuhet Albanologu Wilfried Fiedler
Albanologjia në Gjermani tronditet rishtas këtë vit me një ngjarje të hidhur. Largohet papritur prej nesh Wilfried Fiedler, i mirënjohur në diskursin kulturor intelektual shqiptar ...
Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё
Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё
Gjatë diktaturës komuniste, regjimi shqiptar ngriti një numër të konsiderueshëm lapidarësh në pothuajse çdo fshat, qytezë dhe qytet të vendit. Këto monolite prej betoni funksiononi...

