Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Krahina mesjetare e Pultit

View through CrossRef
Njësia gjeografike, e cila ndër materialet e tanishme administrative njihet si regjioni malor i Pultit, që shtrihet në kahun verior të Drishtit mbi masivin malor Maranaj, është vetëm një territor mjaft i rrudhur i një krahine të gjerë mesjetare që, në vëllimin e shkresave historike, përmendet rreth tetë shekuj më parë. Kundrejt etnikumit shqiptar shfaqet si mjedis i një rëndësie parësore meqenëse brenda saj ndodhen varrezat e hershme të Komanit; shfaqet apelativi “shqiptar” që zëvendësoi më pas nocionin mesjetar arbën; ngrihen katër familje feudale që ndikuan jetën politike të shqiptarëve; krijohen shumica e bashkësive fisnore të veriut; mblidhen normat më të vjetra të së drejtës zakonore dhe shumë tjera në varg. Brenda këtij punimi, diskutohen imtësisht kufijtë e krahinës dhe lloji i popullsisë, dy çështje që jo rrallë kanë qenë objekt i trajtesave subjektive nga ana e studiuesve sllavë, sidomos sa i përket krahut të sipërm dhe lindor të saj.
Instituti Albanologjik-Prishtinë
Title: Krahina mesjetare e Pultit
Description:
Njësia gjeografike, e cila ndër materialet e tanishme administrative njihet si regjioni malor i Pultit, që shtrihet në kahun verior të Drishtit mbi masivin malor Maranaj, është vetëm një territor mjaft i rrudhur i një krahine të gjerë mesjetare që, në vëllimin e shkresave historike, përmendet rreth tetë shekuj më parë.
Kundrejt etnikumit shqiptar shfaqet si mjedis i një rëndësie parësore meqenëse brenda saj ndodhen varrezat e hershme të Komanit; shfaqet apelativi “shqiptar” që zëvendësoi më pas nocionin mesjetar arbën; ngrihen katër familje feudale që ndikuan jetën politike të shqiptarëve; krijohen shumica e bashkësive fisnore të veriut; mblidhen normat më të vjetra të së drejtës zakonore dhe shumë tjera në varg.
Brenda këtij punimi, diskutohen imtësisht kufijtë e krahinës dhe lloji i popullsisë, dy çështje që jo rrallë kanë qenë objekt i trajtesave subjektive nga ana e studiuesve sllavë, sidomos sa i përket krahut të sipërm dhe lindor të saj.

Related Results

DRISHTI NË MESJETË
DRISHTI NË MESJETË
Dikur, Drishti një qytet i lulëzuar, një ipeshkvi që njihej që në shek.IX, me katedrale, shkolla dhe me një jetë dhe kulturë urbane mjaft të zhvilluar për kohën, është sot vetëm nj...
Sistemi i arsimit në Kosovë dhe në disa vende të Evropës
Sistemi i arsimit në Kosovë dhe në disa vende të Evropës
Përmes kësaj analize do të ofrojmë informata të përmbledhura për disa aspekte të organizimit të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, si dhe disa...

Back to Top