Javascript must be enabled to continue!
Çshoqërizimi i shkollës
View through CrossRef
Kur Platoni nis të mendojë mundësinë e një qytet-shteti të vetëm, gjesti i tij fillestar është emërtimi i një praktike që rivalizon filozofinë dhe ambicjen e saj: teatri. Më pas, ai ndalon vetë ekzistencën e tij brenda republikës: teatri joekziston në qytetin e drejtë. Tek libri i tij Elozha e teatrit Alen Badiu e identifikon rivalitetin me teatrin si themelor për filozofinë. Që do të thotë se filozofia jo vetëm që pozicionohet në raport me teatrin por se ajo ndërgjegjësohet për identitetin e saj duke përjashtuar teatralen.1Ajo çka është në lojë në këtë rivalitet ka të bëjë pikërisht me aisthēsis – me paraqitjen [presentation] ose shfaqjen [appearing] – e vetë qytet-shtetit. Në përpjekjet e filozofisë për të vënë rregull midis shfaqjeve të qytet-shtetit, del se është e pamundur të bëhet vend për praktikën e teatrit, pikërisht sepse teatri konsiston në një ndërhyrje në këto shfaqje. Për Platonin teatri është një formë imitimi i degraduar. Aktori imiton profe-sionet e qytetit, ai paraqet vetëm pamjen [appearance] e savoir-faire pa qenë në fakt i ankoruar në ndonjë shkëmbim të dobishëm. Kësisoj, si aktori ashtu edhe dramaturgu nuk përfshihen në rregullin e madh të drejtësisë të Platonit: çdo person në vendin dhe detyrën e vet. Kjo është arsyeja pse autorët tragjik përjashtohen nga qyteti.
Title: Çshoqërizimi i shkollës
Description:
Kur Platoni nis të mendojë mundësinë e një qytet-shteti të vetëm, gjesti i tij fillestar është emërtimi i një praktike që rivalizon filozofinë dhe ambicjen e saj: teatri.
Më pas, ai ndalon vetë ekzistencën e tij brenda republikës: teatri joekziston në qytetin e drejtë.
Tek libri i tij Elozha e teatrit Alen Badiu e identifikon rivalitetin me teatrin si themelor për filozofinë.
Që do të thotë se filozofia jo vetëm që pozicionohet në raport me teatrin por se ajo ndërgjegjësohet për identitetin e saj duke përjashtuar teatralen.
1Ajo çka është në lojë në këtë rivalitet ka të bëjë pikërisht me aisthēsis – me paraqitjen [presentation] ose shfaqjen [appearing] – e vetë qytet-shtetit.
Në përpjekjet e filozofisë për të vënë rregull midis shfaqjeve të qytet-shtetit, del se është e pamundur të bëhet vend për praktikën e teatrit, pikërisht sepse teatri konsiston në një ndërhyrje në këto shfaqje.
Për Platonin teatri është një formë imitimi i degraduar.
Aktori imiton profe-sionet e qytetit, ai paraqet vetëm pamjen [appearance] e savoir-faire pa qenë në fakt i ankoruar në ndonjë shkëmbim të dobishëm.
Kësisoj, si aktori ashtu edhe dramaturgu nuk përfshihen në rregullin e madh të drejtësisë të Platonit: çdo person në vendin dhe detyrën e vet.
Kjo është arsyeja pse autorët tragjik përjashtohen nga qyteti.
Related Results
Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit
Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit
Pjesëmarrjen time në një aktivitet përkujtimor të 110-vjetorit të hapjes së Shkollës Normale në Elbasan, ku u shkollua edhe babai im, e konsiderova një respekt të veçantë. Synimi k...

